• |
ide | kryesore

Bora Zemani heq dorë nga prezantimi i Festivalit të Këngës

-Instant, F1, Paparazzi



Ende nuk kishte diçka konkrete, por lart e poshtë thuhej se Bora Zemani do të ishte një ndër prezantueset e Festivalit të RTSH-së këtë vit.
Megjithëse nuk kishte ardhur një konfirmim zyrtar nga Bora, thuhej se disa gjëra ishin vendosur në vijë, por e gjithë situata mori një tjetër drejtim pas situatave të ndodhura në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Megjithëse Bora u shpreh publikisht se ishte në pritje të ish-partnerit të saj, Donaldit, për të dalë nga reality-show dhe mbase për të rinisur marrëdhënien e tyre, Donaldi zhgënjeu Borën dhe Shqipërinë.
Ai nisi një marrëdhënie romantike në shtëpi me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke e bërë kështu “trekëndëshin” Bora-Donald-Beatrix më të përfolurin e momentit.

Kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale janë tashmë tre personazhet. Ndërkohë që Donaldi dhe Beatrix shijojnë para të gjithë shqiptarëve puthjet e nxehta, Bora ka preferuar të mos reagojë dhe po qëndron në heshtje përballë kësaj trazire, që mund të ketë ndikuar edhe në vendimet e karrierës së saj.
“Kryefjala.com” ka bërë me dije se moderatorja Bora Zemani ka refuzuar së fundmi të jetë prezantuese në Festivalin e RTSH-së dhe e vetmja arsye që na shkon në mendje është për faktin që t’i qëndrojë sa më larg angazhimeve në ekran këto kohë për shkak të “trazirave”.
Po të njëjtat burime kanë pohuar se në skenë krahë Jonidës, Islit dhe Kelvit do të ngjitet Xhemi Shehu.



2 Comments

  1. Pse moj çupe nuk e kupton ça nderi të ka bërë ky djali ty?
    Ai aktualisht duket si i ekuilibruar
    Ben gjera pa i menduar ose kjo është loja e vëllait të madh që tall bythen me keta “vipat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *