• |
ide | kryesore

Britania miraton trajtimin e ri antiCovid, mund të merret nga personat mbi 12 vjeç

-Instant, Lajme, Planet

Xevudy është medikamenti i ri i aprovuar në Britani, i cili ul rrezikun e shtrimit në spital dhe të vdekjes te të rriturit. The Guardian shkruan se mbikëqyrja e barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar një trajtim të ri anti-Covid pasi ka provuar se ai zvogëlon gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjes me 79% te të rriturit me rrezik të lartë. Agjencia Rregullator i Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) ka autorizuar Xevudy (sotrovimab), një antitrup monoklonal i prodhuar nga GlaxoSmithKline (GSK) dhe Vir Biotechnology, për njerëzit e infektuar me Covid-19.


Ky është trajtimi i dytë me antitrupa monoklonal që miratohet nga MHRA pas Ronapreve. Mësohet se Xevudy administrohet me infuzion intravenoz për 30 minuta dhe është miratuar për personat e moshës 12 vjeç e lart.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu