• |
ide | kryesore

Censusi/ Për 3 milionë italianë covid nuk ekziston ndërsa Toka është e sheshtë

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Teoritë e konspiracionit lulëzuan gjatë pandemisë. Së fundmi është botuar rezultati i një censusi të zhvilluar në Itali ka habitur jo pak opinionin.

Për 5.9% të italianëve (rreth 3 milionë njerëz) Covid thjesht nuk ekziston. Për 10.9% vaksina është e padobishme dhe joefektive. Për 31.4% të të pyeturve vaksina është një medikament eksperimental dhe personat që vaksinohen po veprojnë si derra. Për 12.7%, shkenca bën më shumë dëm sesa mirë.

Ekziston një gatishmëri e paarsyeshme për të besuar në bestytnitë paramoderne, paragjykimet joshkencore, teoritë e pabaza dhe spekulimet konspirative.

Nga këto janë edhe tekno-fobitë: 19.9% e italianëve e konsiderojnë 5G një mjet shumë të sofistikuar për të kontrolluar mendjet e njerëzve. Nuk mungon edhe mohimi historiko-shkencor: 5.8% janë të sigurt se Toka është e sheshtë dhe 10% janë të bindur se njeriu nuk ka zbritur kurrë në Hënë.

Dy të tretat e italianëve (66.2%) thonë se kanë jetuar më mirë në të kaluarën. 81% e italianëve besojnë se sot është shumë e vështirë për një të ri që t’i njihet në jetë investimi i kohës, energjisë së shpenzuar për të studiuar.

35.5% janë të bindur se nuk ia vlen të diplomosh, të bësh master dhe specializime që pastaj ta shohësh veten me fitime minimale. Vetëm 15.2% e italianëve besojnë se gjendja e tyre ekonomike do të jetë më e mirë pas pandemisë. Për shumicën (56.4%) do të mbetet e njëjtë dhe për një 28.4% do të përkeqësohet.

Në qershor 2021, pavarësisht rimëkëmbjes së ekonomisë në gjysmën e parë të vitit, gratë e punësuara vazhduan të bien. Gjatë pandemisë 421 mijë gra humbën ose nuk gjetën punë. Nga ky këndvështrim, Italia renditet e fundit ndër vendet evropiane, me në krye Suedinë, ku shkalla e aktivitetit të femrave është 80.3%.

52.9% e grave të punësuara deklaruan se gjatë pandemisë u duhej të përballonin një ngarkesë shtesë stresi, lodhjeje dhe përkushtimi. Pas gati dy vitesh pandemi, siguritë për të ardhmen kanë pësuar një goditje të rëndë për 46,6% të italianëve. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Mund te tregoni perralla me sondazhe leshi pa lidhje por nje gje eshte e sigurte dhe nuk ka pike dyshimi..vaksinat vrasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *