• |
ide | kryesore

E rrallë/ Shkoi me krah silikoni të mashtronte marrjen e vaksinës anti-Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Nuk ishte taman prej silikoni, dukej më shumë si shkumë gome. Pasi unë e kuptova, ai më kërkoi të mbyllja një sy dhe të vazhdoja pa thënë asgjë.”


Këto janë fjalët e infermieres italiane Filippa Bua që zbuloi një 50-vjeçar mbështetës të atyre që janë kundër vaksinimit, i cili u shfaq në qendrën e vaksinimit me një krah të rremë për të marrë certifikatën e vaksinimit. Ai mësohet se është punonjës shëndetësor i pezulluar nga shërbimi për shkak se nuk ishte vaksinuar.


“Ishte shumë i sjellshëm. Kishte një xhup me zinxhir, poshtë të cilit kishte një bluzë. Më pas më tregoi krahun, duke e ulur pak mëngën e xhupit dhe duke ngritur atë të bluzës.

E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte. Dukej si shkumë gome. Dukej që ishte false, ngjyra e fytyrës ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo e lëkurës së tij” – tha infermierja që e denoncoi rastin. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu