• |
ide | kryesore

Kokainë në lokalet e Gramshit/ Arrestohet pronari, nuk ‘shpëtojnë’ as klientët

-Instant, Lajme, Të fundit



Pronari i një lokali në Gramsh është arrestuar pasi kishte krijuar kushtet e përshtatshme për përdorimin e drogës në biznesin e tij. Gjatë operacionit, blutë njoftojnë se u vunë në pranga shtetasit: P. F., 51 vjeç, Xh. S., 30 vjeç dhe E. H., 54 vjeç (pronari i lokalit). Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. F., policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën një sasi farash kanabisi dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.
Kontrolli ka vijuar gjithashtu edhe në një lokal tjetër ku u arrestua në flagrancë shtetasi F. Z., 19 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e ndarë në doza. Në këtë lokal u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: K. D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike, si dhe shtetasit R. B., M. B. dhe D. K, banues në Gramsh, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”.



1 Comment

  1. Çudi, paskan në Gramsh para për të blerë kokainë. Ose është rritur mirqënia në Shqipëri ose ka rënë çmimini kokainës poshtë atij të miellit të bukës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *