• |
ide | kryesore

Policia arreston 7 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit në Tiranë shtatë persona. Sipas bluve të kryqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 15 persona në gjendje të lirë.

“Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 15 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar banesën e fqinjes së tij, shtetases F. K., 76 vjeçe, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, si dhe ka goditur me grushte shtetasen M. K., 57 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim A. V.(G)., 34 vjeç, pasi më datë 01.12.2021, me anë të mashtrimit, i ka marrë telefonin shtetasit F. Xh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit B. P., 33 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit S. M., 57 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. P. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. M., 36 vjeç pasi ka kërcënuar dhe përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Zh. Q., 47 vjeç, pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin L. D., 60 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. B., 64 vjeç dhe E. B., 43 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– E. M., 34 vjeç; E. S., 19 vjeç; N. T., 19 vjeç dhe F. B., 25 vjeç, për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

– V. Z., 66 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit ka vjedhur një mjet tip “Benz”;

– E. T., 27 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi u kap me leje drejtimi të falsifikuar,

– A. V., 37 vjeç dhe F. M., 28 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– K. K., 61 vjeçe, D. B., 29 vjeç dhe A. D., 58 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;

– V. L., 58 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;

– B. V., 36 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”;

– A. M., 41 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;

– K. Q., 16 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë referuar materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi me anë të mashtrimit i ka vjedhur mjetin shtetases M. Sh., 28 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *