• |
ide | kryesore

Profesionistët po ikin jashtë/ Vende si Hungaria, Polonia dhe Çekia po kërkojnë punëtorë në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike prej 6.7% në fund të këtij viti, e cila vjen si një rimëkëmbje e fortë pas pandemisë, shifrat e papunësisë vijojnë të jenë mjaft të larta.

Por, ndryshe nga herët e tjera, papunësia në Shqipëri kësaj radhe po ndikohet edhe nga faktorë të jashtëm. Një prej tyre është punësimi në vendet e Europës me kontrata afatgjata si dhe paratë që vijnë nga diaspora sipas agjentes së punësimit:
“Po vërehet një kërkesë shumë e lartë e kompanive kryesisht nga vende si Hungaria, Polonia apo Çekia. Personat e kualifikuar të këtyre vendeve po synojnë të punësohen në Gjermani dhe këto vende po drejtohen në Shqipëri apo rajon për të gjetur forcë punëtore. Një fenomen tjetër që e ndikon shuam Shqipërinë në rritjen e papunësisë në këndvështrimin tonë janë edhe remitancat që vijën nga jashtë. Zgjidhet më mirë të mos punojnë, se të mos paguhen aty ku dëshirojnë të paguhen. ”
Nga krahu tjetër një fenomen i ri po ndodh në tregun shqiptar, ku shumë të rinj po punojnë për kompani teknologjike nga shtëpia
“Një boom apo një kërkesë shumë të lartë ka marrë pjesa e softuerëve apo platformave të ndryshme online. Natyrisht Shqipëria është një vend që ka potencial për këtë trend të ri kërkese në fushën e punësimit. ”
Në interesimin e Top Channel pranë disa agjencive të punësimit në kryeqytet, tregohet se shifrat e aplikimeve për tu punësuar jashtë vendit kalojnë 3 mijë përgjatë 2021-it. Sipas të dhënave nga agjencitë më së shumti largohen të pakualifikuarit në masën 52%, ndërsa në vendin e dytë qëndron stafi mjekësor, si infermierë dhe mjekë me 36%. Përqindja më e madhe e grupmoshave për aplikim janë ato nga 25-35 vjeç./tch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *