• |
ide | kryesore

Reshje shiu në të gjithë vendin, ARRSH apel përdoruesve të rrugës: Bëni kujdes

-Instant, Lajme, Të fundit



Dita e sotme ka nisur me reshje shiu me intensitet mesatar, duke e bërë më të vështirë qarkullimin e automjeteve në rrugë. Për këtë arsye ka ardhur edhe reagim i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, iu bën thirrje përdoruesve të rrugës të kenë kujdes. ARRSH shkruan se deri në këto momente nuk paraqiten probleme në akset nacionale apo me qarkullimin e mjeteve.

Mësohet se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve përgjatë rrugëve. ARRSH ka edhe një apel për përdoruesit e rrugës, të cilët i fton të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *