• |
ide | kryesore

Aksident në Librazhd/ Mjeti përplaset me kamionin, dy të plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Hotolisht-Librazhd, ku një kamion është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë ndërkohë që pritet dhe njoftimi i policisë për ngjarjen e ndodhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *