• |
ide | kryesore

Angela Martini bëhet nënë për herë të parë falë një nëne surrogante

-Instant, Paparazzi, Slider



Modelja e njohur Angela martini është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku i uron mirëseardhjen në këtë botë djalit të ssaj, Kyree. Angela ka treguar se ka qenë një nënë surrogate ajo që e ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe i ka shprehur asaj gjithë mirënjohjen.

“Djali ynë – Kyree Martini Savulescu, zgjatja e dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas. Ne ishim me fat që mund të kemi fëmijën tonë me ndihmën e një zëvendësueseje të jashtëzakonshme mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi!

Mirësevjen në këtë botë, Kyree!”, shkruan Angela.

Ajo është e martuar prej më se dy vitesh me partnerine saj Dragos Savoulescu. Ajo ishte përfolur edhe më parë për një shtatzëni të mundshme, por lajmet rezultuan të pavërteta. Megjithatë ajo e konfirmoi lajmin e bukur për zgjerimin e familjes në një intervistë gjatë kësaj vere, pavarësisht problemeve të atëhershme. Kujtojmë që bashkëshorti i modeles u arrestua në Mykonos këtë verë, por u la i lirë vetëmk një ditë më pas, ndërsa Angela i qëndroi gjithmonë në krah.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *