• |
ide | kryesore

Biden paralajmëron Rusinë: Nuk do të pranoj vijat e kuqe ndaj Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar se ai nuk do të pranojë vijat e kuqe të vendosura nga Moska, ndërsa frika rritet se Rusia po planifikon një pushtim të afërt të Ukrainës. Presidenti amerikan tha se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Rusinë që të pushtojë fqinjin e saj.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë raportuar se zyrtarët e inteligjencës kanë frikë se një pushtim mund të fillojë në fillim të vitit 2022. Kjo vjen pasi Ukraina thotë se Rusia ka rritur ushtrinë e saj në kufi dhe ka grumbulluar rreth 94,000 trupa atje. Një video-telefonatë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe zotit Biden për të ulur tensionet pritet këtë javë. Presidenti amerikan u tha gazetarëve se pret të ketë një diskutim të gjatë me liderin rus dhe paralajmëroi se ai nuk do të “pranojë vijat e kuqe të askujt”.

“Ajo që unë jam duke bërë është të bashkoj atë që besoj se është grupi më i plotë dhe më kuptimplotë i iniciativave për ta bërë shumë, shumë të vështirë për zotin Putin që të vazhdojë dhe të bëjë atë që njerëzit janë të shqetësuar se ai do të bëjë,” tha Biden.



2 Comments

  1. Ky trapi Biden duhet (sic thote Tony Montana) te kete bole ne radhe te pare “qe t’ja beje te veshtire” Putin te pushtoje Ukrainen. Deri tani faktet tregojne qe Putin ben ate qe thote, nuk luan duke bere blof. Dmth ai eshte i besueshem e Biden, Obama e kompani jo. Eshte nje fatkeqesi per Ameriken te kete nje budalla pa tru si Biden apo Qamilja zevendesja e tij qe te merret me Putin.
    Vec kesaj sic that edhe Ministri i Mbrojtjes i Ukraines stacionimi i trupave Ruse ne kufi me Ukrainen eshte ne nje baze te perhershme te Rusise, jo dicka e re.
    Eshte e cudtishme qe sa ishte Trumpi president nuk kishte asnje tension te Amerikes me Rusine. Sa erdhen keta komunistet ne fuqi ne Amerike plasen problemet prape si ne kohe te Obames.
    Besoj eshte nje politike e pandershme qe luajne marksistet e Amerikes qe acaron me qellim maredheniet me Rusine.

    1. Duajeni veten me vepra sic e deshironi me zemer shpirt dhe sdo te zhgenjeheni .nese veproni si per veten edhe tjeret kujdes hakun ndaj gjithckaje thotë:

      Gjith shekulli i kaluar i perket zhvillimit interesit per te gjith ne gjith fushat dhe kjo fjale interes eshte emri me modern qe zevendeson fjalen padrejtesi.mirpo kjo per ket shekull nuk do shkojne gjat mbasi .harruam te gjith se AI QE SIPAS VULLNETIT TIJE GJITHCKA KRIJOJ.SHPERBLEN DHE NDESHKON PER VEPRAT TONA.FATKEQSISHT SHEKULLI QE HYM DHE NE VAZHDIM AJO QE NE QUAJM INTERES NE FAKT ESHTE PADREJTESI DHE AJO QE QUAJM SFID NE FAK PO VJEN PER DIKE SPROV DHE DIKE NDESHKIM HYJNORE.PER SHKAK TE SHPETIMIT OSE HUMBJES.JA QE ZOTI MALLERISHEM NUK HARRON POR JEMI NE ATO QE ME ANGAZHIMIN TONE ATY KU ZOTI BOTNAVE KA NDALUAR FUSIM HUNDET DHE PO SHIJOJME .RENDIMENTIN E ANGAZHIMIT TON DIKUSH SPROV SHPERBLIM DIKUSH HUMBJE NDESHKIM .MIRE ESHTE TE GJITH TE KUPTONIN TE DOBISHMEN DHE ANGAZHOHESHIN NE TE TE BEHEN SHPETUESIT E VETES VET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *