• |
ide | kryesore

Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Publikohen emrat e delegatëve të Shkodrës që firmosën

-Instant, Lajme, Të fundit

Ditën e sotme është bërë prezantimi i emrave të delegatëve nga katër degë të tjerë të Partisë Demokratike, që mbështesin Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit dhe liderin e lëvizjes “Foltorja” për forcimin e partisë, Sali Berishën. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike dega Shkodër, Irena Shestani, ka deklaruar ditën e sotme se 70% e delegatëve të kësaj force politike kanë firmosur pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.


Në një prononcim jashtë ambienteve të selisë blu, Shestani theksoi se nga 330 delegatë në këtë degë, kanë firmosur formularët 232 prej tyre, por sipas saj pritet që kjo shifër të jetë më e lartë pasi mbledhja e firmave po vijon ende.


“ Ne jemi në masën 70%, por kemi një problem se 10% e delegatëve kanë shprehur dëshirën për ta firmosur por nuk kanë mundur pasi kanë qenë jashtë. Duhet të theksojmë se vijon firmosja dhe ne jemi shumë më shumë se 70%. Shkodra ka në total 330 delegatë, janë 232 të cilët kanë firmosur. 30 prej tyre janë jashtë. Gjej rastin t’i bëj thirrje të gjithë delegatëve të qarkut Shkodër të bëhen pjesë e kuvendit legjitim të thirrur nga anëtarësia, duke u bazuar në statutin e Partisë Demokratike”, tha Shestani.

Në mbështetje të kësaj shifre, kryetari i FRPD-së, Shkodër, zgjodhi të lexonte live përpara kamerave emrat e 232 delegatëve, të cilët kanë firmosur për mbajtjen e kuvendit më 11 dhjetor.

1 Comment

  1. Fatos Skeja është gjithashtu protagonist i lëvizjeve në prapaskenë të Sali Berishës pas vrasjeve të 21 Janarit 2011. Skeja ishte pjesë e Gardës së Republikës. Ai u akuzua publikisht nga familja e Hekuran Dedës, i vrarë në 21 Janar 2011, se u kishte ofruar para dhe “fotografinë e vrasësit të Hekuranit” në këmbim të pranimit të Sali Berishës në ngushëllim në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu