• |
ide | kryesore

Misteri i Lukakut: ka humbur vendin si titullar te Chelsea e Inter nuk i ndjen mungesën

-Instant, Sport



Dukej si një dramë, fillimi i fundit. Largimi i Lukakut te Chelsea u pa nga mjedisi i Interit si shenjë e një ridimensionimi përfundimtar. Më pas erdhi Dzeko, skuadra vazhdoi në vazhdën e sezonit të kaluar, falë edhe inteligjencës së Simone Inzaghit, dhe keqardhja e madhe duket se ka humbur në mjegullat e Londrës. Dëmtimi i kaviljes i pësuar në ndeshjen kundër Malmoe u kalua mirë nga Tuchel, i cili ndihej aq rehat pa të, saqë e la në stol edhe pasi e rikuperoi.

Shifrat flasin vetë. Në përvojën e tij me zikaltrit, Lukaku ka shënuar 64 gola në 95 ndeshje, me një mesatare prej 0.67. Te Chelsea, në 13 ndeshje, mes Premier, Champions dhe Carabao Cup, ka shënuar 4 gola. Gjëja më mbresëlënëse, megjithatë, është performanca e Chelsea pa belgun. Gjatë dëmtimit të tij, Blues, në gjashtë ndeshje, kanë shënuar 16 gola, pësuar 2 dhe cuan në gol 15 lojtarë të ndryshëm. Tuchel ka gjetur sistemin duke vendosur ekipin e tij me strukturën taktike të vitit të kaluar: pa qendërsulmues, me njerëz si Ziyech, Hudson-Odoi, Mount dhe Pulisic, ose me një sulmues të lëvizjes si Werner. Duke luajtur me nëntë false, për shembull, ai i dha Juventusit një mësim futbolli në Stamford Bridge në Champions League.

Që nga kthimi pas dëmtimit, Lukaku ka mbetur gjatë gjithë kohës në pankinë kundër bardhezinjve dhe ka luajtur vetëm 29 minuta në total duke hyrë si zëvendësues në ndeshjet e fundit me Manchester United dhe Ëatford. Duke qenë se janë paguar 115 milionë euro, pyetjet nga ambienti i afërt me Abramovic fillojnë të jenë të shumta…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *