• |
ide | kryesore

U kapën në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë, arrestohen 2 persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Nga policia njoftohet se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete të marra me qira, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Korça drejt Tiranës, e më pas në drejtim të Kosovës dhe me destinacion final vendet e BE-së.

Operacioni ‘Couple’ vuri në pranga një 41-vjeçar dhe një 35-vjeçare. Ata u ndaluan në dalje të tunelit të “Krrabës”, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 4 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit monetar. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 4 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *