• |
ide | kryesore

Video/ Feizao i merr topin në shtëpi Kastriotit: Kukësi merr fitoren e tretë radhazi, me goleadë

-Instant, Sport, Video



Topin në shtëpi falë një tregoëshi impresionues në 6-1 me të cilin Kukësi likuidoi Kastriotin. Feizao ka qenë protangonisti absolut në suksesin e tretë radhazi të Diego Longos, që nuk e lëshon kapjen ndaj Tiranës, duke qendruar akoma në -1, në përfundim të ndeshjes së tyre të javës së 11 të Superiores. Një goleadë fantastike që nuk lë asnjë dyshim se është një mesazh për kampionatin, ajo 6-1 me të cilën Blutë kanë kapërcyer në 23 pikë.


Kastrioi i fundit në renditje nuk mund të bënte dot më shumë kundër një skuadre tronditëse për nga mënyra e aplikimit të futbollit ofensiv, të ndihmuar gjithashtu edhe nga mungesat që kishte Ndreu. Ajo që penalizoi krutanët ishte mungesa e finalizimit të mundësive që iu krijuar nga hapësirat që linte Kukësi që sulmonte me kokë ulur, ende kur të besuarit e Longos nuk e kishin zgjidhur ndeshjen. Situata mori të tatëpjetën kur Feizao e Milunoviç ndëshkuan Vatën në minutën e 24 dhe 42.


Dygolëshi ishte fatal për shpresat e vendasve që mbetën në mëshirën e lojës fluide të Kukësit, që në pjesën e dytë pati qetësinë të ndëshkonte kundërshtarin në cdo mundësi që i paraqitej. Asisti i Milunovic për Feizaon ishte një ftesë që sulmuesi nuk mund të mos e shfrytëzonte në minutën e 51, përpara se të kompletonte trisin në të 77. Kastrioti u përgjigj me golin e Mudrazijas 60 sekonda më vonë, por sërisht nuk pati më ndeshje, sepse Kukësi shënoi të pestin me Gjelbrim Taipin 4 minuta nga fundi, ndërsa rrumbullakosi rezultatin me golin e Lulajt në minutën e tretë shtesë.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *