• |
ide | kryesore

Video/ Gafa e portierit fundos Egnatian: Tirana kthehet te fitorja, Ngo’o shuan polemikat me gol

-Instant, Sport, Video



Pas dy rezultatesh pa fitore radhazi, Tirana rigjen suksesin në transfertë me Egnatian, që me dyshen provizore Thartori-Daiu nuk arrin të përballojë skuadrën e Shehit, duke u dorëzuar 0-2 në stadiumin “Arena Egnatia”. Gjashtë minuta frenetike të fundit të pjesës së parë, ku një peshë të madhe të fajit e ka portieri serb Duric ndëshkuan rrogozhinasit.

Që do të ishte e vështirë për Egnatian pa portierin Puja dhe Pedro Auguston ishte e kuptueshme, por megjithatë performanca nën ton e bardhejeshilëve nuk justifikohet, të shtypur nga një Tiranë agresive e etur për fitore. Shehi kishte hedhur në fushë Gjumsin për Xhixhën të dëmtuar, me një tridhëmbësh ofensiv, edhe pse zgjidhja erdhi nga Ismajlegeci në minutën e 38′. Mbrojtësi pas një asist perfekt me finte të Seferit kaloi bardheblutë në avantazh.

Duric, në ndeshjen e tij të dytë në kampionat si titullar, bëri pjesën tjetër, duke i dhënë mundësinë, në fundin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 45+2′, që Ngo’o të shuajë polemikat me golin e dytë: pas goditjes së Taulant Seferit nga jashtë zone, portieri serb nuk e kontrolloi topin, duke i dhënë shansin anglezit të vulosë rezultatin.

Me këtë sukses, Tirana mban kreun e klasifikimit duke grumbulluar 24 pikë, ndërsa Egnatia zhytet në krizë totale ku ka gjashtë ndeshje pa fituar, duke u renditur në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *