• |
ide | kryesore

Video/ Kundërsulmi vrastar i Betis i shkakton Xavit humbjen e parë: Huanmi fundosi Barcelonën

-Instant, Sport, Video



Idea për tu ngjitur në renditje nuk ishte bërë mirë e kundër Betis Sevilla, skuadra e Xavit pëson humbjen e parë në kampionat, që kur tekniku është ulur në pankinën e Barcelonës. Një gol 10 minuta nga fundi në një kundërsulm brilant, i realizuar nga Huanmi vendosi ndeshjen.

Barcelona u mundua shumë të imponohej përballë një skuadre që ishte njohur si surprizë e La Liga, e megjithatë andaluzianët luftuan hapur, pa u impresionuar nga ambicjet dhe emri i kundërshtarit. Jo shumë të qartë prëpara, katalanasit vuajtën shumë për të qenë të rrezikshëm, madje rrezikonin jo pak në kundërsulmet e Betis, që shënuan edhe më herët, por VAR ia anulloi festën.

Zgjidhja e ndeshjes erdhi në minutën e 79 me Huanmi, që finalizoi një kundërsulm fantastik të andaluazianëve. Kjo ishte humbja e parë për Xavin në stolin e katalanasve. Me këtë disfatë Barcelona ngelet në vendin e 7 me 23 pikë. Betisi nga ana tjetër po bën një kampionat përtej pritshmërive dhe gjendet momentalisht në vendin e 3 me 30 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *