Chelsea rrëzohet në shtëpinë e West Ham e atëherë përfiton Liverpool, duke fituar në sekondën e fundit ndaj Wolverhampton dhe duke marrë kryesimin e renditjes në javën e pesëmbëdhjetë të Premier League. Blues përmbysen 3-2 nga lojtarët e Moyes në fund dhe mbeten në kuotën 33 pikë, ndërsa Reds falënderojnë Origin në minutën e 94 për 1-0 ndaj Wolverhampton dhe shkojnë në 34. Newcastle gjithashtu fiton ndërsa mbyllet në barazim Southampton -Brighton me golin e Brojës që shkon “dëm” në minutën e tetë shtesë nga Maupay.
WEST HAM-CHELSEA 3-2
Chelsea, i cili u thirr në cështje për të mbrojtur vendin e parë në renditje, u pengua në një humbje që erdhi pas nëntë javësh si i pamposhtur në Premier League: West Ham bëri goditjen në fund duke konsoliduar vendin e katërt me 27 pikë. Dy gabime të Thiago Silvas për pak favorizuan Hammers: fillimisht Bowen dhe më pas Soucek, megjithatë, nuk arritën të gjejnë pasqyrën e portës. Blues luftuan për të gjetur hapësira ndaj vendasve që luajtën shumë të mbyllur. Por pikërisht lojtari që u duk më i dobët në fillim të ndeshjes i dha Tuchel avantazhin pas gjysmë ore: krosimi nga këndi i Mount gjeti shkëputjen e Thiago Silvës, që me kokë shënoi golin e parë. Të besuarit e Moyes barazuan rezultatin në minutën e 40: pasimi i gabuar i Jorginhos në prapavijë për Mendy, solli ndërhyrjen e Bowen në presing që detyroi portierin senegalez të bënte faull. Lanzini shënoi 1-1 me penallti. As koha për të festuar, se kampionët e Evropës rikthehen në avantazh me Mount. West Ham nuk u dorëzua: në minutën e 56, Bowen shkarkoi të majtën duke i cuar shifrat në 2-2. Befasia për miqtë erdhi në minutën e 87-të: krosim i gabuar i zëvendësuesit Masuaku, shkoi në rrjetë duke befasuar një Mendy jo perfekt e ishte trajektorja e çuditshme që rrëzoi blutë.
WOLVERHAMPTON-LIVERPOOL 0-1
Liverpool falënderoi Origin në frymën e fundit dhe kaloi Chelsean me 34 pikë kundrejt 33 të Blues: duhet një blic i sulmuesit belg në minutën e 94 për të ndëshkuar mbrojtjen e Wolverhampton. Ishte Liverpooli ai që bëri lojën dhe dominoi pjesën e parë, duke prekur pothuajse disa herë avantazhin, por vendësit qëndruan në lojë duke u mbështetur në kundërsulmet dhe shpejtësinë e Adama Traores. Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi dhe Klopp provoi kartën Origi, që në të 94 u konfirmua si lëvizja fituese e teknikut gjerman, duke i dhënë një fitore të pabesueshme.
NEWCASTLE-BURNLEY 1-0
Më në fund mbërrin fitorja e parë sezonale e Newcastle të sheikëve, i cili kapërcen pikërisht Burnley në sfidën themelore të mbijetesës në javën e pesëmbëdhjetë. Newcastle arrin kështu kundërshtarin me 10 pikë, por me një ndeshje më shumë. Është Wilson ai që kaloi përpara skuadrën e tij në minutën e 40, mjaftueshëm sa për të shembur miqtë dhe për t’i lënë Magpies të marrin frymë.
SOUTHAMPTON-BRIGHTON 1-1
E pabesueshme ajo që ndodhi në fund me Southampton, që rrëshqiti në ndeshjen e katërt radhazi pa sukses. Avantazhit të Brojës në minutën e 29′, iu përgjegj Maupay në minutën e 98′. Shpërqëndrim i pabesueshëm në fund për skuadrën e Hasenhuttl që shkon kështu në 16 pikë, ndërsa Brighton (i paaftë për të fituar në dhjetë ndeshje radhazi pas një fillimi të mirë të kampionatit) është në kuotën 20.
Premier League England
West Ham United 3-2 Chelsea
Newcastle United 1-0 Burnley
Southampton 1-1 Brighton & Hove Albion
Wolverhampton Wanderers 0-1 Liverpool