• |
ide | kryesore

Vlorë/ Pasi rrihet dhe drogohet me dhunë nga bashkëshorti, procedohet dhe nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grua 27 vjeç pasi është rrahur, droguar me dhunë dhe hedhur në rrugë nga bashkëshorti i saj, është proceduar dhe nga policia e Vlorës për ‘braktisje të fëmijëve të mitur”. E reja e cila kishte dhe një fëmijë vetëm 1 vjeç, pas largimit nga i shoqi abuzues, për shkak të pamundësisë ekonomike për të mbajtur fëmijën e saj, e ka lënë përkohësisht atë në Shtëpinë e Foshnjës në këtë qytet derisa të krijonte kushtet për mirërritjen e saj.

Por sipas policisë institucioni i cili ka referuar rastin, vajza 27-vjeç do të procedohet për braktisje të fëmijës së mitur, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të, apo dhe nënën e re e cila përveçse është abuzuar vazhdimisht nga babai i fëmijës së saj, do ti duhet të përballet dhe me drejtësinë.



2 Comments

  1. Të të rrahin, të drogojne, të të hedhin në rrugë pastaj edhe të fusin në burg… eh mër ja q*fja udhën!! Bjerini bjerini sa t’ju hajë dora!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *