• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 67-vjeçar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë-Krujë- Milot.

Sipas policisë i moshuari me inicialet E. M. ishte duke ecur në rrugë në momentin kur një makinë me drejtues T. D., 53 vjeç e përplasi.

Goditja ishte fatale për të moshuarin që ndërroi jetë në vend. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *