• |
ide | kryesore

Dalin rezultatet/ 11 policë në Tiranë rezultojnë përdorues droge

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Urdhri i Drejtorit të ti të Policisë së Shtetit, Gledis Nano për analizat e drogës mes forcave të rendit kanë zbuluar 11 efektivë që kanë përdorur lëndë narkotike.

Sipas të dhënave që raporton Ora News, mësohet se 2 prej bluve që kanë rezultuar pozitivë janë pjesë e komisariatit Nr.2 në Tiranë.

Rezultatet mësohet se i kanë kundërshtuar një pjesë e tyre, duke argumentuar se kemi të bëjmë me një gabim të rezultatit nga laboratori mjekësor privat që u angazhua në realizimin e analizave periodike.

Bëhet fjalë për persona që janë 50-60 vjeçarë, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.

Javën e ardhshme pritet që policia të shpall zyrtarisht rezultatet e testimit të drogës për të gjithë uniformat e blu që ka nisur pranë 6 komisariateve një javë më pare.

Janë 11 mijë policë dhe drejtues që do të duhet ti nënshtrohen analizës së drogës. Pas Tiranës mësohet se verifikimi do të vazhdojë edhe në rrethe, duke nisur fillimisht në bazë të riskut.

Urdhri i brendshëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano është lëshuar më 22 nëntor ku ai paralajmëroi testin periodik të drogës për të gjithë punonjësit e policisë. /Ora News



5 Comments

  1. “Luli e Izeti, dëshmitarë kyç të krimeve të Saliut”, poeti e thotë me vargje: “Janë dy nga njerëzit më të afërt, Drejtësia e re i ka të hapura petët e lakrorit”

  2. kaq pak? shikoni se mos e keni gabim se duhet te jene me shume, ka me shume drogmene ne qeveri e nuk paska ne ushtaret e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *