• |
ide | kryesore

Greqi/ Vetëvritet në furgonin e policisë i burgosuri shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i burgosur shqiptar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot. Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos.


38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”.


Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore. Shqiptari vuante dënim për vepra të ndryshme penale. Kane nisur hetimet në lidhje me zbardhjet e ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu