• |
ide | kryesore

Liberation/ Si e mbron regjimi i Vuçiç imazhin e kriminelëve të luftës

Arkiva, Kryesore



Glorifikimi i kriminelëve të luftrave të fundit në ish Jugosllabi është një nga politikat e Beogradit të sotëm zyrtar që do të mbajë të përndezur ëndërrën e Serbisë së madhe. Ky është një nga konluzionet e një reportazhi të gjatë të gazetës franceze “Liberation”. E përditshmja e qëndrës së majtë ka në fokus të saj lidhjet e ekstremistëve të djathtë në politikën frënge, e cila shpesh ndikon edhe presidentin Macron me këtë rrymë negacioniste që mbizotëron në Serbi, por në përkthimin e tij Lapsi.al ka përzgjedhur të fokusohet vetëm tek përshkrimi që artikulli i bën dyfytyrësisë së regjimit të Vuçiçit dhe mbështetjet që ai i bën grupimeve nacionaliste. Shkrimi fillon me ringjalljen e imazhit të Mladiçit në kryeqytetin serb: “Fytyra e Ratko Mladiçit, e vizatuar bardhë e zi mbi një mur 2 metra të lartë dhe 4 të gjerë për nder të «kasapit të Ballkanit», të dënuar me burgim të përjetshëm për “gjenocid”, “krime kundër njerëzimit” dhe “krime lufte”, u shfaq më 23 korrik në një lagje tregtare të Beogradit. Kur Libération mbërriti aty (foto sipër), në fillim të nëntorit, e gjeti të shkarravitur me grafite rozë. gazeta pa një burrë, te të tridhjetat, që tregonte shenja respekti para ish-gjeneralit. Aktivistë antifashistë planifikuan ta shembnin muralin disa ditë më vonë, më 9 nëntor. Por policia i pengoi duke ia ndaluar grumbullimin, me justifikimin se nuk e garantonte dot sigurinë e tyre.

Ky preteskt ngjan me një skenë absurde në një vend që kërkon aderimin në BE: policët e mbrojën muralin dhe arrestuan dy aktivistë që gjuajtën me vezë imazhin e kriminelit të luftës. Ministri i brendshëm, Aleksandar Vulin, shkoi aty në mbrëmje, ndërkohë që dy tubime, njëri antifashist dhe tjetri pro-Mlladiç, kishin mbushur rrugët. Ai e cilësoi tubimin e parë “të lig e me qëllim të keq”, shkruan Eva Moysan e dërguara speciale e gazetës në Beograd.

Më poshtë ajo komenton dy fytyrësinë e presidentit serb: “Ky episod dëshmon se sa komod ndjehet ekstremi i djathtë serb dhe se sa mbështje ka në radhët e qeverisë së presidentit Vuçiç. Njeriu i fortë i Beogradit paraqitet si një lider i të djathtës korrekte kur negocion me BE-në. Ai betohet me dorë në zemër se nuk është më ai i kohës kur ishte ministër i Milosheviçit dhe kur deklaronte se për çdo Serb të vrarë, do të hiqte qafe 100 muslimanë”.

Në kundërshtim me këtë imazh që tentohet të lihet në perëndim Liberation shkruan: “Brenda Serbisë, rrëfimi i Serbisë së Madhe – ku bashkohen tërë popujt serbë – prej ekstremit të djathtë mbështetet gjerësisht në glorifikimin e shefave të luftës në vitet ‘90, të përshkruar si mbrojtës të Evropës krishtere prej muslimanëve të Bosnje-Herzegovinës dhe Kosovës”.

Duke i kushtuar një pjesë të madhe lidhjeve që ekstremi i djathtë francëz ka me politikat nacionaliste të Beogradit, artikulli i Liberation citon edhe eurodeputeten e gjelbër gjermane Viola von Cramon-Taubadel, e cila pretendon se kjo atmosferë nikon edhe mbi vendimmarrjen e presidentin Macron. “Macroni nuk ka dashur kurrë t’i kundërvihet haptas, çka shpjegon pjesërisht se përse ai refuzon liberalizimin e vizave për kosovarët”, pohon von Cramon. Komisioni evropian konstatoi në 2018-n se vendi i kishte përmbushur tërë kriteret për të përfituar liberalizmin, porse Këshilli Evropian kundërshton për shkak të rezervave të disa shteteve, mes të cilëve Franca.

Shumë vëzhgues të ekstremit të djathtë, si Marija Ignjatijeviç dhe Jovo Bakiç, i thërrasin vigjilencës kundër provokimeve nacionaliste serbe në rajon. Kërcënimet me ndarje të Bosnjës nga Dodiku janë shembulli i qartë. Të dy vëzhguesit shqetësohen kur vënë re se një rrejt i mbështetjes evropiane po i vjen në ndihmë provokimeve pa e shqetësuar megjithatë Brukselin.

Liberation/ Përshtati Lapsi.al



9 Comments

  1. Komunistet Shqiptar(politikane) dhe Komunistet Serb duket sikur kane dale nga nje bark, kjo e tregon dashnia modhe per njeri tjetrin.

  2. nuk kthehet më Berisha kjo është versioni i genjeshtrës së tretë historike të PD. E para ishte, në nisje të tranzicionit, se Berisha ishte demokrat dhe solli demokracinë në Shqipëri. Gënjeshtra e dytë qe ajo e hedhur në vitin 2005 se Berisha “ka ndryshuar” se nuk ishte më ai autokrati që i bëri gjëmën Shqipërisë në vitin ‘97. Janë dy gënjeshtra që i kanë kushtuar shumë Shqipërisë. E treta gënjeshtër është kjo e sotmja, se gjoja Berisha ka ikur dhe nuk e drejton më PD dhe se nuk vjen më në pushtet.Komunisti kriminel vrases ne lindje eshte vetem salih karaxhic berisha e ndihmuar nga gruaja e tij Serbe Liria e mamices

  3. Berisha është komunisti më i keq i diktaturës, lufta e tij është personale. Në Shqipëri nuk ka pluralizëm mendimi, Berisha u kthye pasi u shpall Non-Grata. Ligjërimi i Berishës është histerik dhe nuk ka çfarë ti ofrojë partisë

  4. Për më tepër, ai e cilësoi Arenën Kombëtare si “Arena e Hajnisë”.

    “Kulla, Kristaq Rama dhe Molli familjar i klanit Mafioz Rama gllabërojnë 50% të fondeve të asaj që nisi si Arenë Kombëtare dhe përfundoi si aneks i pronave të Edvin Hajdutit dhe Klanit të tij mafioz!”, shkruante Berisha në denoncimet si qytetari digjital.

    Nga objekt sulmi, “Air Albania” u kthye për Berishën ne mikpritësen e delegatëve.Mafiozi I trustit te geshtenjave salih karaxhic berisha pranon te futet ne strofkullen e Klanit te Zemunit te Dukes

  5. E shkarkuat Bashën, dhe vutë Berishën, po pastaj ? Sërish do të ktheheni në vendet tuaja, dhe do të mbani sytë dhe veshët nga telefoni, për të marrë nga lideri historik sinjalin e “protestës së madhe”. Sërish do të merrni bukë me vehte, do ti hipni autobuzëve dhe do të vini në Tiranë.Pasi të mbarojë protesta,do të ktheheni nga keni ardhur, duke marrë me vehte vendimin e liderit historik, “qeverinë e rrëzuam”.Dhe kjo do të vazhdojë gjatë…. shumë gjatë.

  6. Pse ka hesht Berisha deri më tani, unë e kam thënë shpesh, këta kanë qenë në simbiozë si urthi me plepin, të shtrirë në një krevat dhe i kanë vënë ëtë dy njeri tjetrit dorën në qafë dhe e kanë kruajt atje ku u vjen rehat .

    Basha ka dash ta shesë vendimet e tij sikur i merr ai , Berisha, dhe kështu e ka shit dhe te ndërkombëtarët , që unë nuk çfarë të bëj, pra një lloj flirti me njëri tjetrin edhe kanë mbijetuar 8 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *