• |
ide | kryesore

Mourinho ndalon pyetjet e gazetarëve në konferencë për shtyp: “Inter më i fortë edhe në kushte normale”

-Instant, Sport



“Interi është më i fortë se ne në kushte normale, në kushte jonormale është shumë më i fortë”. Për mikrofonat e Dazn Josè Mourinho nuk u përgjigjet pyetjeve në konferencë për shtyp, por kështu e nis analizën e tij për humbjen e rëndë në shtëpi të Romës. “Sot mes Covid, dëmtimeve dhe pezullimeve situata jonë ishte e kufizuar – vazhdoi trajneri i verdhekuqve – Me një potencial sulmues nul, ishte e rëndësishme të shënonim gol me tre mundësitë që patëm dhe nuk i bëmë. E nuk mund të pësosh gola si i pari dhe i treti. Arbitri bëri mirë, nuk pati asnjë ndikim në rezultat: mungoi vetëm një e verdhë për Cristante sepse ne jemi skuadra më e padisiplinuar në Serie A, me rekord të kartonëve të verdhë”.

Mourinho nuk pranoi asnjë pyetje në konferencën për shtyp: “Kam pasur shumë disfata në të kaluarën dhe ndjesi të këqija, nuk është ky rasti. Jam me djemtë dhe me ekipin. Tani do të mundohemi të fitojmë me Spezian edhe pse nuk do të kemi Zaniolon dhe Mancinin që do të skualifikohen”.

Dhe pavarësisht se Roma ka tetë pikë më pak se sezonin e kaluar, Tiago Pinto nuk e bën dramë. “Unë besoj 100% te Mourinho. Jam i sigurt se në fund të sezonit do t’i kemi arritur objektivat tona – shpjegoi menaxheri i përgjithshëm i verdhekuqve për Dazn – Unë nuk dua të gjej justifikime – vazhdoi ai – por ne kemi pasur shumë vështirësi në javët e fundit me gjashtë/shtatë mungesa. Jam i bindur që Mourinho do të vazhdojë të nxjerrë më të mirën. Ka ndodhur shumë herë me shumë skuadra që ka disa momente vështirësie, por në këto momente duhet të jemi të bashkuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *