Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një mesazh në momentin që po zhvillonte online një “Foltore” me shqiptarët e Nju Xhersit në SHBA.
Bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të ish-senatorit Bob Dole, të cilin Berisha e cilësoi një mbështetës të shqiptarëve.
“I hidhur është lajmi që sapo mora për ndarjen nga jeta të një prej miqve më të shquar të miqve të kombit shqiptar, ish-kandidatit për President të SHBA-ve dhe ish-senatorit Bob Dole.
Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për nder të këtij miku që borxhit nuk i dalim kurrë për mbështetjen e jashtëzakonshme që u dha shqiptarëve në Shqipëri Kosovë dhe kudo” – tha Berisha.
Bob Dole, një ligjvënës shumëvjeçar amerikan i konsideruar hero i Luftës së Dytë Botërore dhe që më pas u bë një nga drejtuesit e Partisë Republikane u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare.
Në shkurt, Dole zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive të fazës 4 dhe tha se po fillonte trajtimin. Dole ishte një nga drejtuesit e republikanëve në SHBA dhe në vitin 1996 garoi për President përballë Bill Clinton.
Pas humbjes së garës u tërhoq nga politika aktive, por vijoi të ishte në qendër të vëmendjes në programe të ndryshme televizive. ©LAPSI.al
Detaje nga mitingu online / Berishën e braktisin shoqatat e shqiptarëve të Amerikës
“Luli e Izeti, dëshmitarë kyç të krimeve të Saliut”, poeti e thotë me vargje: “Janë dy nga njerëzit më të afërt, Drejtësia e re i ka të hapura petët e lakrorit”
Ju ka hy frika ne palce sumshpumeve te rilindjes
Merua ka nete pa gjume….
hahahaha Tani po mundohet te behet mik i shteteve te bashkuara te Amerikes ky idiot vucidoli Po mban zi per Bob Dole
E cfare paska berr ky Bob Dole qe qenka kaq mik i shquar i Shqiptareve o Sali Kafsha???
Se vetem bythlepiresa jeni ju te gjithe.
nuk kthehet më Berisha kjo është versioni i genjeshtrës së tretë historike të PD. E para ishte, në nisje të tranzicionit, se Berisha ishte demokrat dhe solli demokracinë në Shqipëri. Gënjeshtra e dytë qe ajo e hedhur në vitin 2005 se Berisha “ka ndryshuar” se nuk ishte më ai autokrati që i bëri gjëmën Shqipërisë në vitin ‘97. Janë dy gënjeshtra që i kanë kushtuar shumë Shqipërisë. E treta gënjeshtër është kjo e sotmja, se gjoja Berisha ka ikur dhe nuk e drejton më PD dhe se nuk vjen më në pushtet.