• |
ide | kryesore

Nuk është as titullar, Laporta humb sensin e realitetit: “Dembele më i mirë se Mbappe, duhet të qendrojë”

-Instant, Sport



Kohët ndryshojnë e mendimet gjithashtu. Që kur Ousmane Dembele mbërriti në Katalonjë për të zëvendësuar Neymar, të larguar drejt PSG, është konsideruar gjithnjë një dështim. Nuk ka qenë asnjëherë titullar fiks dhe më shumë ka qenë i dëmtuar e në pankinë se ka luajtur në fushë. E megjithatë, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në një vështirësi të madhe financiare, ka përsëritur synimin e Barcelonës për ta mbajtur francezin, kontrata e të cilit do të skadojë qershorin e ardhshëm: “Ai është një lojtar që më emocionon, për mua ai është më i mirë se Mbappé dhe do të doja shumë që ai të qëndronte. Edhe ai dëshiron të qëndrojë, por këto janë situata që kërkojnë negociata, përfaqësuesit e tij kërkojnë më të mirën për të dhe ndonjëherë mundohem ta bëj të qartë se më e mira nuk janë vetëm paratë”, tha numri një i Blaugranas për TV3.

E gjitha kjo, kur vetëm një muaj më parë, sipas zbulimeve të katalanases “Sport”, klubi ka menduar t’i propozojë një marrëveshje të stilit Alemany. Kjo lloj kontrate, që ka marrë emrin nga Mateu Alemany, drejtori teknik i blaugranave, e që e ka përdorur këtë metodë si në kohën kur ishte në krye të Mallorcas, ashtu dhe të Valencias, është tepër specifike për rastin e lojtarëve si Dembele. Qëllimi është i thjeshtë, të gjendet mënyra për të siguruar që dëmtimet e shumta të francezit, të mos rëndojnë shumë në arkat e Barcelonës. Duke marrë parasysh kushtet financiare të klubit, në “Kamp Nou” duan të shmangin pagesën e një lojtari që shpesh është i padisponueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *