• |
ide | kryesore

VIDEO/ Plas sherri në Elbasan, 41-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ndodhi në një lokal në lagjen “Vullnetari” mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Një debat mes dy personave ka përfunduar me grushte dhe sende të forta. Për pasojë, një 41-vjeçar i identifikuar si Adrian Qosja është rrëzuar nga shkallët dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Ai është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar pasi gjendja e tij është e rëndë. Policia e Elbasanit tha se pak orë pas ngjarjes arrestoi një 24-vjeçar me inicialet B.K..

Ai akuzohet se gjatë sherrit e ka shtyrë 41-vjeçarin nga shkallët duke i shkaktuar plagë të rënda. Janë të paqarta arsyet e sherrit ndërsa policia thotë se shkak janë bërë “motive të dobëta”. 24-vjeçari, banues në Elbasan akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *