• |
ide | kryesore

Video/ Ragnick priste nga Ronaldo, por e nderon Fred: debuton me fitore në pankinën e Manchester United

-Instant, F1, Sport, Video



Aventura e Ralf Rangnick në pankinën e Manchester United ka nisur me një fitore: Djajtë e Kuq mundën Crystal Palace 1-0 falë perlës së Fred në Old Trafford. Fitorja e tretë radhazi, ndërkohë, për Antonio Conte në Premier League dhe Tottenham i tij fluturon drejt zonës Champions League me një ndeshje për t’u rikuperuar. Kundër Norwichit të vendit të fundit, Spurs fituan 3-0 në shtëpi falë golave të Lucas Moura, Sanchez dhe Son.

MANCHESTER UNITED-CRYSTAL PALACE 1-0
Aventura e Ralf Rangnick në pankinën e Manchester United nis me një psherëtimë lehtësimi. Në fakt, u desh një supergol i Fredit në minutën e 77 për të zgjidhur ndeshjen e vështirë ndaj Crystal Palace, deri në atë moment tepër të kujdeshëm në mbrojtje dhe të rrezikshëm në kundërsulm. Djajtë e Kuq, autorë të një paraqitjeje jo tamam brilante, afrohen në këtë mënyrë me zonën e Champions League me 24 pikë dhe fiksojnë rezultatin e tretë pozitiv radhazi. Për skuadrën e Vieiras, nga ana tjetër, një situatë e komplikuar në zonat më të ulëta të renditjes.

TOTTENHAM-NORWICH 3-0
Momenti i shkëlqyer i Tottenhamit vazhdon nën drejtimin e ri të Antonio Conte: ndaj Norwich vjen fitorja e tretë radhazi në kampionat dhe Spurs i afrohen kështu zonës së Champions League, dy pikë nga vendi i katërt por me një ndeshje më pak se West Ham. Tottenham e nisi ndeshjen fuqishëm dhe pas vetëm dhjetë minutash kaloi në epërsi me Lucas Moura, më pas administroi avantazhin dhe komandoi ndeshjen ndaj skuadrës së vendit të fundit duke e vrarë përfundimisht ndeshjen fillimisht në minutën e 67 me Sanchez e më pas në minutën e 77 me trisin e Son.


LEEDS-BRENTFORD 2-2
Befasi e hidhur në fund për Brentford, që arrihet në fund në frymën e fundit nga Leeds: hap i vogël përpara larg zonës së rënies për të dyja skuadrat. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 27 me Roberts, por miqtë dolën nga dhomat e zhveshjes më të karikuar se kurrë, ndërsa skuadra e Bielsas ishte e pavëmendshme në mbrojtje: brenda shtatë minutave, mes 54 dhe 61, Baptiste dhe Canos përmbysën rezultatin. Misioni dukej i përmbushur, por në minutën e 95, pak sekonda para fërshëllimës së fundit, Bamford firmosi barazimin e papritur.

Premier League England
Leeds United 2-2 Brentford
Manchester United 1-0 Crystal Palace
Tottenham Hotspur 3-0 Norwich City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *