• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha titullar, Lazio i kthehet fitores: Sarri leksion Samdorias, edhe me 10 lojtarë

-Instant, Sport, Video



Gjithçka e lehtë për Lazion, që mposht 3-1 Sampdorian, duke u rikthyer te suksesi pas tre javësh pa fitore. Kështu, skuadra e Sarrit i bashkohet Romës me 25 pikë në renditje. Në ndeshjen e Marassit ulet sipari pothuaj që në fund të pjesës së parë, e dominuar nga bardhekaltrit. Në minutën e 7′ Milinkovic-Savic zhbllokoi ndeshjen, pastaj në katedër u ngjit Immobile, që dyfishoi në të 17′ dhe fiksoi trisin në të 37′. Dorianët zgjohen në pjesën e dytë, por është vonë, ashtu si goli i flamurit i Gabbiadinit në minutën e 89.

Lazio kalon 1-3 në Ferraris (Milinkovic dhe një dygolësh i Immobiles, para golit në fund të Gabbiadinit) dhe Sampdoria është tashmë në rënie të lirë, me humbjen e dytë radhazi pas asaj ndaj Fiorentinës. Ndeshje pa histori për një pjesë loje. Shumë i madh hendeku mes bardhekaltërve dhe kësaj Sampdoria modeste, e frikësuar, pa lojë, pa ide: zgjimi i pritur i Sampdorias erdhi në pjesën e dytë, por solli vetëm golin e Gabbiadinit në minutën e parafundit, edhe pse skuadra e D’Aversas e luajti pjesën e dytë në epërsi numerike, për shkak të reagimit të çmendur të Milinkoviç (dy të verdhë në pak sekonda) i cili e la me dhjetë lojtarë skuadrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *