• |
ide | kryesore

Zbardhet dosja e vrasjes së Pashk Ujkës/ Autori mbuloi dorën me një qese të bardhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



ABC publikoi pjesë nga dosja e vrasjes së biznesmenit Pashko Ujka, ngjarje e ndodhur një javë më parë pranë banesës së tij në Shkodër. Referuar provave të mbledhura në vendngjarje si dhe nga kamerat e sigurisë në zonë, hetuesit kanë ngritur dyshimet se autorët e kanë vëzhguar biznesmenin dhe kanë pritur momentin ku ai të rikthehej në banesë.

Në dosje citohen lëvizjet e kryera nga Ujka pak para se të ndodhte krimi. Biznesmeni kishte dalë nga banesa e tij së bashku me bashkëshorten, Natalina, si dhe të vëllanë, Gjek Ujka.

Pasi janë përshëndetur me Gjekën, ata kanë ecur drejt vendit të quajtur “Te dollari” dhe janë kthyer në rrugën para Kishës Ortodokse ku në një kioskë, Pashk Ujka ka blerë një paketë cigare. Bashkë me gruan, ai është nisur më pas në drejtim të pallatit ku banonte. Por, në afërsi të një shatërvani në mesin e lulishtes, i është zënë pritë nga autorët, të cilët e qëlluan me një plumb në shpinë.

Kamerat e sigurisë aty parën, nuk kanë mundur të fiksojnë momentin e ngjarjes. Kjo për shkak të errësirës dhe se fushëpamja e tyre ishte e zënë nga pemët.

Referuar dosjes, në kamera është fiksuar vetëm hija e një personi që lëvizje me shpejtësi në momentin që sheh se po afrohej çifti Ujka.

Ndërsa një tjetër kamer sigurie ka fiksuar momentin kur në pedonale kalon një person i dyshimtë, trup i mbushur, i veshur me të zeza, në kokë mban kapele të zezë me strehë e me kapuç pas qafe, doreza në duar dhe maskë anticovid në fytyrë. Në dorë, ai mban një qese të bardhë e cila mbulon një qese ose çantë tjetër të zezë, ku dyshohet se ndodhej arma. Përdorimi i qeses, për hetuesit shpjegon edhe mungesën e gëzhojën në vendngjarje.

Për hetuesit, ky person ka ngjashmëri me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes të Pashk Ujkës me babanë e Kristianit, Aleksandër Kelmendi për shkak të prishjes së pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima.

Sipas djalit të biznesmenit, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin. Ndërsa Kristian Kelmendi ka deklaruar se familja e tij i kishte dhënë një shumë prej 20 mjë eurosh viktimës. Për shkak të gjetjes së barutit në duart e Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës, hetuesit dyshojnë se ata janë autorë të vrasjes. Por, të dy të arrestuarit e kanë kundërshtuar fortë akuzës, duke thënë se ditën e vrasjes kanë qenë në Kosovë dhe se në Prishtinë kishin kryer qitje në një poligon.

Dy të rinjtë u ndaluar në Morinë më datë 30 nëntor kur po tentonin që të futeshin në territorin e Shqipërisë. Të shtunën, Gjykata e Shkodrës caktoi për masën arrest në burg me afat 30 ditë, ku tashmë janë kërkuar si provë edhe pamjet e kamerave të poligonin në Kosovë, për të vërtetuar deklarimet e tyre. /abcnews.al



1 Comment

  1. nuk kthehet më Berisha kjo është versioni i genjeshtrës së tretë historike të PD. E para ishte, në nisje të tranzicionit, se Berisha ishte demokrat dhe solli demokracinë në Shqipëri. Gënjeshtra e dytë qe ajo e hedhur në vitin 2005 se Berisha “ka ndryshuar” se nuk ishte më ai autokrati që i bëri gjëmën Shqipërisë në vitin ‘97. Janë dy gënjeshtra që i kanë kushtuar shumë Shqipërisë. E treta gënjeshtër është kjo e sotmja, se gjoja Berisha ka ikur dhe nuk e drejton më PD dhe se nuk vjen më në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *