• |
ide | kryesore

Adele e thotë hapur: Këto janë dy programet që nuk dua ti shoh

-Instant, Paparazzi, Slider



Adele ka qenë e zënë me promovimin e albumit të saj, por ajo e shfrytëzoi mundësinë për të pasur pak kohë teksa u shfaq me Nikkie de Jager – në kanalin e saj në YouTube.
Këngëtarja 33-vjeçare pranoi për grimeren holandeze se nuk ishte një fanse e reality shoë-t ndërkombëtar The Real Houseëives.

“E di që shumë njerëz e duan atë, por unë nuk mundem”, tha ajo.
“Unë nuk e di se kush është ndonjë prej tyre, kështu që nuk mendoj se mund të filloj nga fillimi kur ka kaq shumë kohë”. Vazhdoi Adele.
Pavarësisht se Nikkie e siguroi se programi ja vlente për t’u parë, Adele nuk ndryshoi mendim.

“Nuk do të gënjej, nuk më bën punë! Një herë pashë një episod të The Real Houseëives of Neë Jersey kur të gjithë ishin sikur të vrisnin fjalë për fjalë njëri-tjetrin, por ishte shumë, nuk mund ta shikoja”, tregoi këngëtarja.
“Më mirë të shikoj David Attenborough në vend të kësaj! Të shikoj një program për kafshë të egra”, rrëfeu 33-vjeçarja.
Love Island është programi tjetër që Adele nuk e duron dot.
Ylli i popit shpjegoi se ish-bashkëshorti dhe babai i djalit të saj Simon Konecki ‘i pëlqejnë gjëra të tilla’ dhe ajo u përpoq të hynte vetë në shfaqjen e njohur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *