• |
ide | kryesore

Mbyllja e hyrje- daljeve në Maminas, qytetarët kundërshtojnë policinë (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur aksionin për bllokimin e të gjitha hyrje daljeve në zonën e Maminasit në Durrës, ndërkohë pati edhe prezencë të shumtë të policisë, për shkak të kundërshtimit të pronarëve të bizneseve. Qytetarët dhe bizneset janë mbledhur edhe sot në ditë me shi, për të kundërshtuar aksionin e policisë. Ata shprehen se mbyllja e këtyre hyrje-daljeve ua bën atyre të pamundur zhvillimin e aktivitetit për shkak se rruga dytësore për t’u futur në ambientet e biznesit, është shumë larg.

Forcat policore kanë vënë një perimetër sigurie dhe po merren me mbarëvajtjen e procesit. Dy janë kërkesat që kanë bërë pronarët e bizneseve. Ata kërkojnë së pari krijimi i një rruge dytësore nga Vora në urën e Dajlanit dhe përcaktimi i parametrave sipas standardeve rrugore.

Në këtë aks rrugor puna ka përfunduar për tu zhvendosur në hyrje daljet e tjera të autostradës. Në këtë aks rrugor janë rreth 200 biznese që operojnë dhe nga bllokimi i hyrje daljeve kanë ngelur pa punë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *