• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës: Pse përplasja në PD dëmton edhe Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja thotë se ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është negative për opozitën, Shqipërinë, por edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Një ngjarje që ka shumë dimensione. Shpeshherë merremi me anijen dhe luftën brenda anijes. Kush do e marrë timonin apo do mbytet fare, se mund të vrasin njëri-tjetrin dhe do mbytet, por duhet parë gjithë konteksti pse anija ka shkuar në këtë gjendje, cilat janë rrymat që e kanë çuar në përplasjet andej-këtej.

Mund të merremi me Bashën dhe Berishën dhe mund të merremi me kontekstin shqiptar ku zhvillohet kjo ngjarje. Që këtu ka dy humbës besoj se kjo është kryesorja. Gjysmohet gjithsesi partia, qoftë moralisht, qoftë si vizion, si perceptim.

Gjuha që përdorin ndaj njëri-tjetrit është asgjësuese për të dyja palët dhe s’ka, nuk ngelet lider më aty për popullin demokrat. Kjo që po ndodh në PD është shumë negative dhe për Shqipërinë dhe për Edi Ramën vetë që për mendimin tim është regjisori i kësaj ngjarjeje sepse vendi ka nevojë për opozitë.

Një lider që është demokrat e kërkon opozitën dhe nuk e shkatërron opozitën. Është negative si veprim amerikan, pikërisht për këtë sepse është dhe dora e tyre në këtë, nuk është sipas mendimit tim dorë për të goditur korrupsionin në Shqipëri, siç është formulimi në akuzën ndaj Berishës, por është një mbështetje për qeverinë Rama.

Është negative dhe në një kuptim më të gjerë se po të dëgjosh Lulzim Bashën thotë se “PD është shpresa e vetme e Shqipëri, ne jemi shpresa, po heqim këtë të keqe dhe ne do ta ndërtojmë”.

Në një vend ku kapet sistemi, ku kapet drejtësia dhe ku mbështet një qeveri që i bën të gjitha këto, në këtë rast është kjo e Ramës, kjo mund të pastrojë një opozitë të keqe, por kjo pastron dhe çdo mundësi tjetër që të lindë opozitë normale në Shqipëri, në qoftë se ti mbështet një regjim.

Regjimi dhe mund të burgosë 1-2 ose të heqë jashtë loje nja dy që kanë bërë ca gjëra, siç është rasti i Berishës, por unë s’mund ta mbështes sepse po u forcua ky regjim dhe u mbështet një regjim që bën çdo gjë jashtë votës, jashtë çdo lloj demokracie, se vendosi Amerika që të ikë Berisha se nuk vendosi Basha.

Në këtë formë është një vend në gjendje neokoloniale, ku vendos guvernatori dhe s’ka as demokraci, asgjë. Në këtë aspekt është negative dhe për Edi Ramën dhe për Shqipërinë në tërësi”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story”. /BW



5 Comments

  1. Shqiperia dhe shqiptaret e dine qe PeDja eshte nje bande hajdutesh,kriminelesh,vrasesish dhe komunistesh te konvertuar ne “demokrat” dhe nuk e can bythen njeri per keta ndyresira Nuk demton Shqiperine sherri personal qe ka Lylzimja me Sali Karaxhic

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH RDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE KRESHNIK SPAHIUT

  3. Pajtohem me komentin tuaj Astrit, që në këto deklaratat e fundit Lubonja i është afruar më shumë të së vërtetës së reaëitetit politik në Shqipëri.
    Ai nuk ka hequr dorë deri tani nga mendimi i tij fiktiv në formën e një klisheje, se të gjithë liderët e partive shqiptare janë njëlloj banditë dhe e keqja ka ardhur nga Amerika.
    Ajo që e pengon Lubonjën që të vlerësojë me realizëm politikën shqiptare, është paragjykimi i tij majtist se Amerika është e keqja, mendësi kjo e ngulitur në ndërgjegjen e tij, që në moshën e adoloshencës.
    Për Lubonjën, cilido politikan shqiptar që mbështetet tek demokracia amerikane, medoemos është i korruptuar .
    Historikisht SHBA është udhëhequr nga dy parti të fuqishme, që sado që kanë qenë në antagonizëm politik, kanë qenë të detyruara që ti nënshtrohen Kushtetutës që mbron me forcë liritë demokratike e barazinë shoqërore njerëzore.
    Por a ka pasur në politikën amerikane në tërësi qëndrime të kritikueshme apo presidentë të kritikueshëm ?
    Në një shtet të madh e të fuqishëm me përmasat e një kontinenti, me një popullsi tërësisht heterogjene nga të gjitha racat e nga të gjitha etnitë , e të gjitha religjionet e botës, por edhe të mendësive politike që gjeneron kjo përbërje e larmishme e shoqërisë, është e marëzishme që të njësosh e përgjithësosh një politikë unike.
    Pikërisht sepse ka mundur të mbajë një sistem të fuqishëm demokratik duke respektuar të gjitha rymat politike e religjioze , duke u bazuar në kushtetutën e saj, SHBA ka qenë, është e do të jetë një model i demokracisë për cilindo vend në botë.
    Dy janë rymat politike që SHBA nuk i ka pranuar asnjëherë.
    Nazizmin e komunizmin që prodhuan diktaturat më kriminale në historinë moderne.
    Periudha më e errët në historinë e SHBA, padyshim se ka qene racizmi e skllavëria e racës afrikane, por nga kjo e keqe e madhe, mga zelli për ta luftuar ate, ndoshta është tepruar që zezakët të trajtohen me të ashtuquajturin “diskriminim pozitiv”.
    Do të ishte e mjaftueshme që të ndalohej plotësisht diskriminimi racial e zezakët ashtu si gjithë racat e tjera në SHBA, të trajtoheshin si qytetarë të barabartë.
    “Diskriminimi pozitiv” ndoshta ka bërë të kundërtën e asaj që është aplikuar.
    Ka ndikuar tek tuk në rindezjen e arniqësisë racore.
    Ndonëse në kahje të kundërt, perëndimi nguli këmbë që në Kosovë ,kolonët serbë të trajtoheshin me “diskriminim pozitiv”, duke ju dhënë të drejta më shumë se banorëve autoktonë shqiptarë.
    Ndonëse në përqindje popullsia serbe në Kosovë është shumë e pakët, atyre ju është dhënë jashtë çdo të drejte demokratike, një numur fiks deputetësh që nuk i përgjigjet realitetit demografik.
    Nuk dua kursesi që të barazoj dukurinë e “diskriminimit pozitiv” të zezakëve në SHBA, me këtë lloj “diskriminimi” të serbëve në Kosovë, pasi ësht krejtësisht e kundërta.
    Në SHBA shtresa e diskriminuar deri në skllavëri ka qenë shtresa e afro-amerikanëve, kurse në Kosovë është e kundërta. Të diskriminuar ishin gjithë shqiptarët që padrejtësisht dipllomacia botërore , teritoret e tyre ja bashkoi me ish Jugosllavinë.
    Po e përmend këtë realitet, pasi “internacionalisti” Lubonja, bën njëlloj fajtor në konfliktin e Jugosllavisë, si serbët edhe shqiptarët.

  4. E di për çfarë e besoj Berishën, karma ka për tu kthyer dhe e ka xheza (dënim) them unë nga Zoti, jo nga politika, të ribëjë atë që ka ç’bërë vetë, të marrë kominoshet dhe lopatën dhe të pastrojë plehun e vet në parti.

    E ka detyrë ndaj demokratëve. Se askush nuk ikën në botën tjetër pa i larë të gjithë këtu”.

  5. Nuk demton vetem PD jo, Doktori ka semurur psiqikisht lepirset, spirrropalet meshkuj dhe zarfngrensat, Nazarko, Minxhozi, Cupi, Zheji, Ngjela, Murati, Spahiu etj mercenare te devotshem te partise se hajduteve 🙂

    Nje BiGUP! per shkencen e kurimit te 5lekshave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *