• |
ide | kryesore

Ancelotti gati për përballjen e Champions: ja kë lojtar do donte t’i hiqte Interit

-Instant, Sport



Carlo Ancelotti kundër Interit për vendin e parë në grupin e Champions League. Pa menduar për të mungesat dhe me bindjen se do të jetë “një ndeshje shumë interesante”. Arsyeja, sipas trajnerit të Real Madrid që pret nesër mbrëma zikaltrit në Bernabeu, është shumë e thjeshtë: “Interi po luan mirë në futboll, ka arritur rezultate të mira në këtë periudhë. Ne luajmë për vendin e parë, në Bernabeu dhe para tifozëve tanë”. Nga kampionët e Italisë, Ancelotti vlerëson lojën e orkestruar nga një Brozovic i shkëlqyer: “Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm, por jo i vetmi. Interi luan mirë në të dy fazat. Edhe ne duhet të bëjmë mirë, si kur mbrojmë, ashtu edhe kur sulmojmë”.

Reali i tij po përjeton një moment të mrekullueshëm të formës, kryesues në kampionat dhe gati për të hidhet sërish në sulm për Champions League. Me objektivin pak a shumë të deklaruar, për të shkuar deri në fund: “Tani nuk e kam këtë ide në kokë, mendoj të përgatis mirë strategjinë e lojës. Përballemi me një kundërshtar që luan mirë, duhet të fitojmë sepse në lojë është vendi i parë. Objektivi është të arrijmë në fund ose në finale, që është gjëja e parë që duhet bërë për të fituar trofeun. Historia e këtij klubi, më i miri në botë e që ka fituar më shumë tituj në Evropë, të dikton të fitosh. Nuk mund të them nëse jemi favoritë ose jo, mund të them vetëm se mund të konkurojmë për përvojën dhe cilësinë që kemi. Për të arritur deri në fund duhet të krahasohesh me më të mirët në botë”.

Përtej perspektivave afatgjata, ndeshja me Interin vlen shumë sepse është në lojë një vend i parë që mund të thotë shumë për sa i përket shortit për 1/8 e turneut: “Është një ndeshje prestigji për ne, përballemi me një Inter që po luan mirë futboll, që po bën mirë. Ne luajmë për vendin e parë, para publikut tonë. Janë tre arsye për ta bërë këtë ndeshje interesante. Prioriteti është te ndeshja e nesërme, jo tek ajo me Atleticon, që është të dielën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *