Kur u konfirmuan emrat e grupit të maskuar, që terrorizoi me armë disa të rinj në një fshat të Lezhës, policia kuptoi se personazhet ishin jashtë vendit. Ramazan Rraja i njohur si nip i deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe dy shokët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi kishin arritur në Dubai, mijëra kilometra larg Shqipërisë, kur policët zbardhën ngjarjen e rëndë. Rraja ka folur për mediat duke deklaruar se ditën që ka ndodhur ngjarja ai ishte në shtëpi, në një sebep familjar.
“Nëse Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë qoftë edhe një provë për mua dhe dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim, jam i gatshëm të vij dhe të përballem me drejtësinë duke pranuar edhe burgimin e përjetshëm”, deklaroi ai nga arratia.
Nga kontrolli i të dhënave doli se fillimisht Rraja kishte udhëtuar drejt Italisë dhe më pas drejt Dubait.
Një nga qendrat e turizmit botëror është shndërruar në strehën e fundit të kriminelëve shqiptarë, që duke përfituar nga lehtësitë që krijojnë Emiratet e Bashkuara kanë një shans të dytë në këtë qytet të famshëm për hotelet me pesë yje dhe jetën e shtrenjtë që ofron.
Ramazan Rraja nuk është i pari që ka shkelur këtë destinacion për t’i shpëtuar drejtësisë.
Në maj të këtij viti në Dubai u arrestua Florenc Çapja. Ai u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006. Sipas policisë autor i këtij atentati ka qenë Florenc Çapja, i cili në të shkuarën është akuzuar edhe për vrasjen e Memës – ekzekutuar më 13 mars 2015 në Torino, Itali – dhe Gentian Beqirit. Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjes në dhjetor 2005.
Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar në Dubai u vu në pranga edhe Eldi Dizdari, pas një hetimi ndërkombëtar të nisur prej 2015-s për trafikun ndërkombëtar të drogës, si anëtar i “KOMPANIA BELLO” i finalizuar në 10 shtete të ndryshme.
Në 11 dhjetor u arrestua po në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës. Ai u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, por nuk u ekstradua në Shqipëri duke shpëtuar. Në 6 shkurt ai u lirua nga qelia në Emiratet e Bashkuara Arabe./Lapsi.al
I di allahu keto pune?
Je per te ardhur keq..
titulli i gabuar
duhet te jete
pellazget kthehen ne orgjine
Sa te mira jane keto vendet myslimane.
E di për çfarë e besoj Berishën, karma ka për tu kthyer dhe e ka xheza (dënim) them unë nga Zoti, jo nga politika, të ribëjë atë që ka ç’bërë vetë, të marrë kominoshet dhe lopatën dhe të pastrojë plehun e vet në parti.
E ka detyrë ndaj demokratëve. Se askush nuk ikën në botën tjetër pa i larë të gjithë këtu”.
Ore lapsi, do kundershtoheni nga analistet e televizionet! Kane kontribuar kta per Shqiperine; kta e bene Edin miliarder, mbajne me buke 1 milion parazite ne Shqiperi (me parate qe futin)!!! Se Shqiperia s’prodhon ndonje gje, pervec jonxhes!!!
#mosishanibiznesmenet
e ka fajin Dubai dmth qe ne kemi kriminela, qe ska marreveshje ekstradimi etj???
Me parate e prapavijes po ndertojme socializmin.
Për herë të parë, me zë dhe figurë, “Fiks Fare”, publikoi mbrëmjen e së martës (7 dhjetor 2021) dëshminë e mjekes, të ndarë nga jeta në vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor për dëbimin e saj ka qenë ish-kolegu Sali Berisha, me të cilin në atë kohë kishte edhe një raport njerëzor. Ndërkohë, 9 kolegë dhe të njohur të saj, kanë treguar ndër vite për kamerën e emisionit investigativ të gjithë historinë, ku e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm një emër; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Emisioni Investigativ “Fiks Fare” hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të viteve ’80, me protagonist kryesor Sali Berishën, në atë kohë sekretar partie, i cili me veprimet e tij ka arritur që të internojë një nga mjeket më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi.
Sali Berisha ka qenë sekretar Partie brutal, dhe duke nxitur internimin e çiftit të mjekëve që i kishin shërbyer Mehmet Shehut, në një fshat të Kavajës, shpresonte të ecte para në karrierën e tij si komunist.
Sot kjo dëshmi është publike me zë dhe figurë dhe atë duhet ta shikojë çdo demokrat, çdo mbështetës qorr i Sali Berishës, dhe mbi të gjitha, secili qytetar shqiptar që mendon se duhet të jetë antikomunist, por shkon pas Sali Berishës.