• |
ide | kryesore

Dubai, streha e fundit e bosëve të arratisur të krimit shqiptar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur u konfirmuan emrat e grupit të maskuar, që terrorizoi me armë disa të rinj në një fshat të Lezhës, policia kuptoi se personazhet ishin jashtë vendit. Ramazan Rraja i njohur si nip i deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe dy shokët e tij Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi kishin arritur në Dubai, mijëra kilometra larg Shqipërisë, kur policët zbardhën ngjarjen e rëndë. Rraja ka folur për mediat duke deklaruar se ditën që ka ndodhur ngjarja ai ishte në shtëpi, në një sebep familjar.

“Nëse Policia dhe Prokuroria e Lezhës kanë qoftë edhe një provë për mua dhe dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim, jam i gatshëm të vij dhe të përballem me drejtësinë duke pranuar edhe burgimin e përjetshëm”, deklaroi ai nga arratia.

Nga kontrolli i të dhënave doli se fillimisht Rraja kishte udhëtuar drejt Italisë dhe më pas drejt Dubait.

Një nga qendrat e turizmit botëror është shndërruar në strehën e fundit të kriminelëve shqiptarë, që duke përfituar nga lehtësitë që krijojnë Emiratet e Bashkuara kanë një shans të dytë në këtë qytet të famshëm për hotelet me pesë yje dhe jetën e shtrenjtë që ofron.

Ramazan Rraja nuk është i pari që ka shkelur këtë destinacion për t’i shpëtuar drejtësisë.

Në maj të këtij viti në Dubai u arrestua Florenc Çapja. Ai u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës në vitin 2006. Sipas policisë autor i këtij atentati ka qenë Florenc Çapja, i cili në të shkuarën është akuzuar edhe për vrasjen e Memës – ekzekutuar më 13 mars 2015 në Torino, Itali – dhe Gentian Beqirit. Të dy këta akuzoheshin nga familja Çapja për vrasjen e Sokol Çapjes në dhjetor 2005.

Ndërkohë në shtator të vitit të kaluar në Dubai u vu në pranga edhe Eldi Dizdari, pas një hetimi ndërkombëtar të nisur prej 2015-s për trafikun ndërkombëtar të drogës, si anëtar i “KOMPANIA BELLO” i finalizuar në 10 shtete të ndryshme.

Në 11 dhjetor u arrestua po në Dubai Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës. Ai u shpall në kërkim nga SPAK për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, por nuk u ekstradua në Shqipëri duke shpëtuar. Në 6 shkurt ai u lirua nga qelia në Emiratet e Bashkuara Arabe./Lapsi.al



11 Comments

  1. E di për çfarë e besoj Berishën, karma ka për tu kthyer dhe e ka xheza (dënim) them unë nga Zoti, jo nga politika, të ribëjë atë që ka ç’bërë vetë, të marrë kominoshet dhe lopatën dhe të pastrojë plehun e vet në parti.

    E ka detyrë ndaj demokratëve. Se askush nuk ikën në botën tjetër pa i larë të gjithë këtu”.

  2. Ore lapsi, do kundershtoheni nga analistet e televizionet! Kane kontribuar kta per Shqiperine; kta e bene Edin miliarder, mbajne me buke 1 milion parazite ne Shqiperi (me parate qe futin)!!! Se Shqiperia s’prodhon ndonje gje, pervec jonxhes!!!

    #mosishanibiznesmenet

  3. Për herë të parë, me zë dhe figurë, “Fiks Fare”, publikoi mbrëmjen e së martës (7 dhjetor 2021) dëshminë e mjekes, të ndarë nga jeta në vitin 2011, e cila tregon se njeriu kryesor për dëbimin e saj ka qenë ish-kolegu Sali Berisha, me të cilin në atë kohë kishte edhe një raport njerëzor. Ndërkohë, 9 kolegë dhe të njohur të saj, kanë treguar ndër vite për kamerën e emisionit investigativ të gjithë historinë, ku e përbashkëta e tyre ka qenë vetëm një emër; ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

  4. Emisioni Investigativ “Fiks Fare” hedh dritë mbi një nga ngjarjet më të bujshme të viteve ’80, me protagonist kryesor Sali Berishën, në atë kohë sekretar partie, i cili me veprimet e tij ka arritur që të internojë një nga mjeket më të njohura të asaj kohe, znj. Margarita Kostaqi dhe bashkëshortin e saj mjek, Milto Kostaqi.

  5. Sali Berisha ka qenë sekretar Partie brutal, dhe duke nxitur internimin e çiftit të mjekëve që i kishin shërbyer Mehmet Shehut, në një fshat të Kavajës, shpresonte të ecte para në karrierën e tij si komunist.

    Sot kjo dëshmi është publike me zë dhe figurë dhe atë duhet ta shikojë çdo demokrat, çdo mbështetës qorr i Sali Berishës, dhe mbi të gjitha, secili qytetar shqiptar që mendon se duhet të jetë antikomunist, por shkon pas Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *