• |
ide | kryesore

“E mbyta gruan me duart e mia”, shqiptari vret bashkëshorten 36-vjeçare në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Sipas ERT1, mesnatën e së dielës një 40-vjeçar ka mbytur me duart e veta gruan e tij në Vlachiotis të Lakonisë. Sipas raportit të mediave greke bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 40-vjeçar që  ka mbytur me duart e tij bashkëshorten e tij 36-vjeçare. Ai dyshohet se ka njoftuar autoritetet se ka mbytur gruan e tij pas një debati të fortë. Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.

Sipas informacioneve të notospress.gr, bëhet fjalë për një çift me dy fëmijë të mitur, të cilët punojnë në kultura bujqësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *