• |
ide | kryesore

Erion Braçe kundër qeverisë për Denar Bibën: Nuk ka lidhje me këtë fushë! 

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti Erion Braçe është shprehur me kritika ndaj kandidaturës së propozuar nga Partia Socialiste që në krye të Autoritetit të Konkurrencës të vendoset ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë ku u diskutua kandidatura e tij, Braçe shprehet se ka rezerva mbi integritetin e Bibës, dhe se është gabim që ai nuk është i pranishëm.
Erion Braçe thotë se Denar Biba nuk është i formuar dhe se nuk ka ekspertizën e duhur për të drejtuar një institucion si Autoriteti i Konkurrencës, duke i dalë kundër kandidaturës së tij.

“Është gabim që zotëria nuk është i pranishëm në mbledhje. Nga eksperienca ime, në krye të komisionit të Ekonomisë, kanë qenë dy anëtar të Autoritetit të Konkurrencës. Janë zgjedhur nga Kuvendi, ka qenë Lindita Milo e cila ka qenë në detyrën e kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës dhe i është rinovuar mandati nga Komisionit Ekonomisë me miratimin e opozitës dhe mazhorancës. Seancat nga zgjedhja anëtare në Autoritetitn e Konkurrencës, ka zgjatur 4 ditë pune. Zonjat janë paraqitur në komision si të gjithë të tjerët. Për shkak se ky Komision është i ri, për shkak se kemi dhe opozitë, do ishte normale që zotëria të ishte këtu dhe të parashtronte vizionin e tij.

Të parashtronim pyetjet dhe të shuanim çdo dilemë. Unë këto fjalët doja tja thoja në sy. Kam nja 3 javë që në gojën e tij dëgjoj të lakuar në gjithë Tiranën. Për çfarë do them këtu dhe çfarë qëndrimesh. Do ishte normale t’i konsumonim sy në sy. Denar Biba nuk ka qenë funksionar në PS, mos t’i japim merita që nuk i ka. Nuk ka qenë as anëtar i PS, as deputet, asi kryetar organizate. Në dijeninë time, detyra e kryetarit të KQZ-së nuk është politike, por Kushtetuese dhe ligjore. Për mua, ky zotëria nuk është njeri politik i PS-së. Nuk ka asnjë lidhje, mos t’i japim merita që nuk i ka. Ka qenë në një detyrë shtetërore përveç KQZ-së për të cilën kam rezervat e mia. Do ishte mirë tja thoja në sy, dhe nëse do kishte ndonjë gjë, ta sqaronim këtu. E dyta, për mua, kandidatura e zotërisë, ka tre probleme. E para, zotëria është një pedagog shumë i mirë i të drejtës Kushtetuese, një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në të tilla fusha, është ekspert i asaj fushe, por të them të drejtën në fushën që e kemi ngarkuar si kryetar i Autoritetit të Konkurrencës nuk ka ndonjë ekspertizë me aq sa kam lexuar nga jetëshkrimi. Po ka lidhje e njeh shumë mirë fushën e zgjedhjeve, e njeh të drejtën kushtetuese, por në këtë lëmin që po e ngarkojmë me përgjegjësi, siç e ngarkuam në lëmin e prokurimeve publike, nuk ka ekspertizë.

Më vjen të them që në këtë fushë nuk ka lidhje. E dyta, kam rezerva për integritetin e zotërisë. Po e lëmë me kaq, kur të jetë përballë ia them. Në Shqipëri po zhvillohen procese kushtetuese, dhe kam vetëm një qëndrim për të gjithë. Puna e bërë deri më tani në autoritetin e Konkurrencës, është thelbësisht negativ, i jam referuar qëndrimeve publike të marra në atë institucion. Kam lexuar çdo gërmë të qëndrimeve të tij atje. Vlerësimi është negativ. Nuk është kuptuar fare roli i atij institucioni, ai është për të mbrojtur interesin publik. Përtej interesit publik, në mbrojtje të 10 kompanive, nuk është përmbushje e detyrës” – tha Braçe.

Deputeti i Partisë Socialiste shprehet se Biba merr nota negative duke u nisur dhe nga qëndrimet që ka mbajtur vetë ai në cilësinë e anëtarit të Autoritetit të Konkurrencës.

“Në rastin e drithit dhe miellit për bukë, denatyrimi është i dukshëm. Ka nisur një hetim paraprak përpara dy vitesh. Nga hetimi paraprak u kalua në hetim të thelluyar, u kalua në vendimmarrje, u mor vendim dhe një vit tregu ishte nën monitorim. Me detyra të përcaktuara të përmbushen, në fund të një viti zgjedhja është siç referon ligji. Nëse gjetjet janë jo siç i vendosi autoriteti, vendimarrja është në ligj. Mua kaq më mjafton që të them se nota për të është negative. Ka çështje të tjera që do i shohim më tej. Kam tre javë që e dëgjoj, emrin tim në gojën e tij.
Në cilësin e deputetit, kryetar komisioni, deputet por prapë, dhe tani i kam kërkuar publikisht në sy të të gjithëve, në procesverbale kryetarëve të Autoritetit të Konkurrencës, që për shkak të të dhënave nga tregjet, abuzimet marramëndese, të shtrohen hetimet dhe ky institucionit të konkurrencës. Do ta bëj prapë, se kam problem, do më vinte turp nëse njëri, qoftë dhe më e vogla ose më e madhja, të vinte dhe të më thoshte, që Erion Braçe pasi më sulmoi, më ka marrë kaq lekë. Kjo do më vinte turp” – tha Braçe.



2 Comments

  1. Dy vjet hetim dhe konkluzioni eshte qe tregu duhet monitoruar per nje vit. Cfar vendi spektakolar. Me meken fare. Hahahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *