• |
ide | kryesore

F1/ Përplasje e qëllimshme, Verstappen-Hamilton si Senna-Prost në 1990? Tifozët e Lewis dridhen

-Instant, F1, Sport



Të dielën në Abu Dhabi do të përmbyllet një nga kampionatet më të bukura, emocionuese dhe më kontroverse në historinë e Formula 1. Max Verstappen dhe Lewis Hamilton do të startojnë me pikë të barabarta për GP-në e fundit të sezonit, atë që do të përcaktojë kampionin e botës 2021. Të njëjtat pikë në renditje, por me holandezin përpara për numrin e fitoreve: 9 kundër 8. Një gjë e vogël, e cila, megjithatë, mund të ndikojë disi në garën e ardhshme. Sepse nëse asnjë nga dy pretendentët nuk përfundon me pikë, titulli do të shkojë në duart e pilotit të Red Bull. Dhe duke marrë parasysh se Verstappen nuk është një nga ata që ka kaq shumë skrupuj, fansat e Hamilton tani kanë frikë se djali i Jos mund të përpiqet t’i japë fund garës së rivalit të tij në një mënyrë të paligjshme përpara vijës së finishit. Madje, që në kthesën e parë.

Një mundësi që të kthen në memorie atë që ndodhi në vitin 1990 në Suzuka midis Ayrton Senna dhe Alain Prost. Situata ishte e ngjashme me atë aktuale dhe në fund fryma hakmarrëse e brazilianit mbizotëroi ndaj rikthimit të pilotit të Ferrarit. Në fakt, në kthesën e parë pas startit, Ayrton vendosi të godiste qëllimisht “kokëkuqen” e francezit, duke mbrojtur kështu avantazhin minimal që kishte në renditje dhe duke u bërë kampion bote për herë të dytë. Në mendje i kishte kaluar me siguri ajo që kishte ndodhur një vit më parë, gjithnjë në Japoni, me të dhe Prost, atëherë bashkë-pilotë te McLaren, që mbetën të “ngecur” në kthesën e fundit, duke i dhënë titullin francezit.

Ashtu si atëherë, edhe sot FIA nuk duket e gatshme të ndërhyjë as paraprakisht, as duke propozuar dhe zbatuar penalitete prapavepruese, siç është zbritja e pikëve. Kjo është arsyeja pse ekziston rreziku që një nga finalet më të bukura në F1 moderne mund të zgjasë vetëm disa sekonda. Dhe do të ishte një turp i madh duke marrë parasysh atë që është parë deri tani në pistë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *