• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Ekzekutohet boksieri grek në Athinë, përplasje me mafian shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një boksier 35-vjeçar i identifikuar si Haris Kontogiorgis u qëllua nga persona të panjohur teksa po hynte në një palestër në lagjen Galatsi në periferi të Athinës.

“Dëgjova 5 të shtëna” – tha një dëshmitar për mediat greke.

Të njëjtat burime thanë se vrasja lidhet me përplasjet mes grupeve mafioze ku janë të përshirë edhe banda shqiptare.

Mësohet se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona që lëviznin me një motor. I riu që mbante nofkën “Ditry Harry” kishte 4 plagë në trup dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

35-vjeçari ishte një sportist profesionist me shumë ndeshje boksi dhe madje kampion i Greqisë. Hetimet e policisë janë fokusuar në larjen e hesapeve.

“Protothema” shkruan se vrasja vjen pas ekzekutimit të “xhaxhait” të tij 58 vjeç, pak muaj më parë. Ai kishte nofkën “Kefala” dhe u ekzekutua në një atentat të ngjashëm në maj të këtij viti jashtë një restoranti.

Sqarohet se të dyja viktimat nuk kishin lidhje familjare, por Kontogiorgis thirrej si “nipi” për shkak të lidhjes së ngushtë mes tyre që kur ky i fundit ishte fëmijë.

Mediat greke shkruajnë se kjo përplasje mes grupeve kriminale ka të dokumentuara të paktën 22 vrasje vitet e fundit. ©LAPSI.al

galatsi__1_ galatsi__2_ galatsi__3_

Harris Kontogiorgis



1 Comment

  1. Kontrollova burimin nga është marrë lajmi dhe pashë se mafia shqiptare nuk përmendej fare në artikullin që referoni. Titulli i këtij shkrimi është thjesht ‘click bait’ dhe nuk ka lidhje fare me përmbajtjen e artikullit.

    Mos gënjeni dhe përhapni kot lajme për mafian shqiptare në Greqi; nuk është vetëm ajo. Në këtë vend bëjnë kërdinë edhe mafia ruse, greke, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *