• |
ide | kryesore

Greqi/ I shtruar në spital, gjendja e pacientit të parë me variantin “Omicron”

-Instant, Lajme, Planet

Greqia ka identifikuar deri më tani tre pacientë të infektuar me variantin “Omicron” të koronavirusit, i cili është konsideruar nga shkencetarët si mjaft ngjitës krahasuar me të tjerët. Pacienti i parë grek me këtë variant është një burrë nga Kreta, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton abcnews.al.


Duke folur për ERT, mjeku Stefanos Doukakis nga rajoni i Chanias tha se pacienti është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, pa simptoma dhe jashtë rrezikut për jetën për aq sa  mund të parashikohet deri më tani.


“Burri është vaksinuar për koronavirus në të dyja dozat dhe nuk ka simptoma”, tha mjeku.

Sipas tij, janë duke u marrë monstra të tjera nga kontaktet që ka patur pacienti i parë me variantin “Omicron” në Greqi. Njëri prej kontakteve rezulton të mos jetë infektuar fare prej tij.

“Omicron” ka ngjallur shqetësim në të gjithë botën pasi u konstatua se përmban më shumë se 30 mutacione dhe se këto bëjnë që të ketë shpërndarje më të madhe krahasuar me të tjerët.

Shqetësimi më i madh erdhi për faktin se dyshohet se virusi pësoi mutacion në trupin e një personi të infektuar me HIV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu