• |
ide | kryesore

Humbi kontrollin e makinës në San Marino: aksidenti rrugor i merr jetën talentit të patinazhit artistik

-Instant, Sport



Patinazhi artistik ka humbur një nga talentet më premtues. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje në rrethinat e San Marinos, kur dy të fejuarit 18 vjecarë, Daniele Volanti dhe Elly Mattiuzzo, ishin në një Fiat 500 që i doli nga kontrolli. Makina ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur me një makinë tjetër, një Volkswagen që vinte përballë. Përplasja ka qenë e dhunshme: makina e ciftit përfundoi e shkatërruar. Daniele dhe Elly vdiqën menjëherë, ndërsa piloti i Volkswagenit mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Një makinë e tretë, një BMW, është përfshirë gjithashtu në aksident.

ELLY– Ajo kishte lindur në Milano, por ishte zhvendosur në San Marino me të atin dhe frekuentonte shkollën e artit Volta-Fellini në Riccione. Në vitet milaneze vajza kishte zbuluar pasionin e madh për patinazhin artistik. Ajo kishte garuar për Hot Shivers dhe në vitin 2019 kishte marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror të Juniorëve të organizuar në Neuchâtel të Zvicrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *