• |
ide | kryesore

Incident në Greqi/ Papa Francesku rrëzohet nga shkallët teksa ngjitej drejt avionit

-Instant, Lajme, Planet



Një incident që ka përfshirë Papa Franceskun është regjistruar në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, këtë të hënë. Teksa Papa ishte duke ngjitur shkallët e avionit, ai ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. Shkak për rënien e tij duket se u bënë erërat e forta dhe moti i keq në shtetin fqinj.

Megjithatë Ati i Shenjtë arriti të mbahej në anësoret e shkallës dhe të ringrihej shpejt. Me ndihmën e një roje të sigurisë ai vijoi të ngjitej dhe në mbyllje të vizitës, Papa u kthye për të përshëndetur të pranishmit. Kujtojmë që në greqi, Papa Francesku takoi krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e kishës ortodokse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *