• |
ide | kryesore

Interesi i njerëzve për Lady Diana-n nxit prodhimin e filmave për të

-Instant, Paparazzi, Slider



Janë të rrallë njerëzit që mendojnë fiksimi i kineastëve apo shkrimtarëve me Lady Diana-n është i tepruar, pasi pjesa më e madhe është e përfshirë për të parë, diskutuar e lexuar informacione për jetën e princeshës së ndjerë. Filma si “Spencer” apo seriali “The Crown” kanë vendosur në qendër të vëmendjes imazhin e Lady Diana-s dhe duket se gjithnjë e më shumë njerëzit duan të shohin filma rreth princeshës.

Dasmat mbretërore dhe jeta e princeshave kanë magjepsur gjithmonë njerëzit. Një vajzë modeste si ajo, e cila u martua me një princ të vërtetë në vitin 1981 u duk si një ëndërr me fund të lumtur. Shumë njerëz ende kujtojnë detajet e dasmës së famshme. Pasi Diana u bë pjesë e familjes mbretërore, ajo përjetoi edhe momente të vështira, si depresioni pas lindjes apo divorci. Ajo nuk zgjodhi që të mos fliste, por foli hapur për të mbështetur këdo që përballej me sfida të përbashkëta me të. Mënyra se si komunikonte dhe raporti që kishte me njerëzit e shndërruan atë në “princeshën e popullit”.

Nga Caroline Bliss, Serena Scott Thomas, Naomi Watts, Emma Corrin te Kristen Stewart, shumë aktore kanë portretizuar Lady Diana-n. Në një mënyrë ose në një tjetër, njerëzit shtyhen t’i shohin filmat për princeshën për të kuptuar jo vetëm qëndrimin, pamjen, zërin e saj, por edhe për të parë se kush e ka portretizuar më mirë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *