• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Reshjet e shiut përmbytin Durrësin dhe lënë në terr disa fshatra të vendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut, të cilat kanë përfshirë prej disa ditësh vendin tonë dhe pritet të zgjasin edhe këtë të hënë, kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit. Në Durrës, uji ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore të qytetit bregdetar. Disa kryqëzime rrugësh në lagjet nr.1, nr.18 dhe në Plazh e Shkozet janë zgjuar të përmbytura nga ujërat, duke shkaktuar vështirësi dhe vonesa në qarkullim për këmbësorët dhe automjetet. Uji arrin deri në nivelin e trotuarit duke sjellë vështirësi në lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Sakaq, reshjet me intensitet të shiut kanë sjellë vështirësi edhe në portin e Durrësit. Sektori i ngarkim-shkarkimit vazhdimisht pezullon punën për shkak të reshjeve, ndërsa anijet e peshkimit prej ditësh nuk dalin në det të hapur.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *