Rrugët e Brukselit u shndërruan në arenë dhune mes protestuesve dhe policisë, për shkak të kufizimeve që kanë imponuar autoritet për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Protesta fillimisht ishte paqësore ku mijëra qytetarë marshuan përmes qendrës së kryeqytetit belg drejt lagjes ku ndodhet selia e institucioneve të Bashkimit Europian.
Një grup protestuesish filluan të gjuanin me gurë ndaj efektivëve të policisë. Këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Shumë qytetarë në Belgjikë janë kundër rregullave sipas të cilave çdo person i cili dëshiron të hyjë në bare apo restorante duhet të tregojë fillimisht pasaportën shëndetësore.
“Presioni është shumë i madh. Si persona në moshë madhore ne nuk duhet të vaksinohemi po ka shumë presion nga bashkëmoshatarët, fqinjët dhe miqtë. Një pjesë e madhe e popullsisë është e ndarë sa i përket kësaj çështjeje dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, u shpreh një qytetare.
Javën që kaloi u shpallën masat e reja si detyrim për mbajtjen e maskës tek fëmijët e shkollave fillore dhe zgjatja e pushimeve për të vegjlit.
Praktikisht.zhvillimet do na bindin gjitheve se padrejtesija eshte rrug problemesh pa zgjillje dhe se e verteta eshte rruzgjillje pa probleme.kà do zgjellin njerzimi si frymarrja qe marrim te verteten Zotin E Mallerishem mbasi me njerezit qe luajten rolin e tije i provuam gjat dhe na mashtrun te gjith.
Mir eshte qe kushdo qe ka mundesi ndikimi ne cdo shtet te fusin frymen e pajtimit mirkuptimit tolerimit faljes ne mezin e cdo popoull sepse ka te ngjar.qe ai grup njerzor qe na zhyti ne kaos.te shkatrroj prendimin dhe te mbijetojne permes kines ky do te ishte problemi me i mall per te gjith e nese futet fryma pajtimit ne mezin njerzor merr karakter lehtsimi zbutje per gjithcka