• |
ide | kryesore

“Omicron” fundos “Bitconin” dhe kriptomonedhat e tjera

-Instant, Lajme, Planet

Një rënie e re prej gati 5% është shënuar sot, të hënën për Bitcoinin. Gjithçka ndodh pas një jave të vështirë për monedhat virtuale, të cilat pësuan një rënie deri në 20-25% të vlerës së tyre.


Rënia e sotme e ka zbritur vlerën e Bitcoinit në nivelet e tetorit, pas kulmit të arritur në 10 nëntor ku kapi shifrën e 69 mijë dollarëve.


Këto ditë janë me turbulenca të forta jo vetëm për Bitcoinin, por edhe për kriptomonedhat e tjera dhe ekspertët e kanë një shpjegim.

Sipas tyre, rënia e fundjavës shpjegohet me një hezitim më të gjerë të investitorëve për të marrë rreziqe në tregjet tradicionale për shkak të shqetësimeve në lidhje me shfaqjen e variantit të koronavirusit “Omicron”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu