• |
ide | kryesore

Plagosi 47-vjeçarin në Theth, arrestohet pas 2 muajsh autori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet nga policia autori i plagosjes së një 47-vjeçari në 26 shtator të këtij viti në Theth.

Mediat raportojnë se është vënë në pranga Klisman Çuni, banues në Theth.

Ai ishte në kërkim për plagosjen me armë të 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj.

Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”.

Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *