• |
ide | kryesore

Porositi vrasjen e komisarit Artan Cuku, Gjykata e Lartë greke argumenton vendimin pse u refuzua ekstradimi në Shqipëri i Bledar Jambellit: Është minoritar nga Vorio Epiri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bledar Jambelli, i dyshuari si porositës i vrasjes së kryekomisarit Artan Cukut, rezulton të jetë i pajisur me pasaportë greke të falsifikuar nga grupi që u ndryshonte identitetet kriminelëve shqiptarë, me qëllim që t’i shmangeshin drejtësisë.

Mediat helene raportojnë se Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania nja kartë identiteti me pasaportë greke me emrin Xristos Xamkidis. Jambelli, që njihet edhe me emrin Rikardo Muho, sipas Policinë greke, e kishte shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi. Ai u shoqërua në prill 2020 me urdhër të Prokurorisë së Pireut që po hetonte për një çështje kontrabande cigaresh.

Shkaku që ai u thirr ishte fakti që me identitetin e rremë të Muhos, pjesëtarë të grupit kishin hapur nipt për një kompani të përshirë në kontrabandë cigaresh. Në prill 2020 është marrë në pyetje nga Policia helene ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve. Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që të mos ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij në Greqi.

BLEDAR JAMBELLI

Personi që dyshohet se porositi vrasjen e Artan Cukut mbrëmjen e 8 prillit 2017 në Tiranë, është 41- vjeçari nga Fieri, Bledar Jambelli, i njohur ndryshe edhe me emrin Rikardo Muho. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me një vendim të datës 18 prill 2018, ndonëse kërkimet për të kishin nisur prej qershorit të vitit 2017.

Me një vendim të dhënë në mungesë, të mbajtur sekret për mediat dhe në fshehtësi të plotë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për Bledar Jambellin.

Masa e sigurisë është caktuar më datë 12 qershor të vitit 2017 dhe menjëherë vendimi i është përcjellë Policisë së Shtetit për ekzekutim. “Shtetasi Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’, pasi me shkresën nr.3303, datë 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr. 292 të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal.

E ndjek Seksioni për Krimet ndaj Jetës. Të ndalohet”, ky është urdhri i shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bledar Jambellit.

VENDIMI I GJYKATES GREKE

Në vendimin e Gjykatës së Larte greke, që mban datën 5.04.2019 dhe refuzon ekstradimin e Bledar Jambellit, emrat jepen me iniciale dhe përshkruhet me detaje vrasja e Artan Cukut, vendimet e Gjykatave ne Shqipëri dhe kërkesat e Interpol. Por për herë të parë aty zbulohet se si politika shqiptare është përdorur për një vendim ekstradimi. Në vendim zbulohet se në të vërtetë edhe identitetit i rremë i Jambellit, konkretisht ai Xristos Xamkidis, siç shkruhet në vendim:

“I kërkuari u arrestua në 16.12.2018 nga Komisariati …, ku deklaroi se të dhënat e identitetit të tij janë X. X., i biri i X. dhe Z., lindur me 24.01.1975 në …, shtetas grek. Ndaj tij u ngrit akuza ‘mosbindje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. U daktiloskopua dhe rezultoi i skeduar në Greqi me këto të dhëna: Mbiemrat: PP-M-F Emrat: J-B-A Atësia: AI-S Mëmësia: M-T, lindur më 06.02.1980 si dhe nga kërkimi pati rezultat tjetër me këto të dhëna: Mbiemri: M. Emri: R. Atësia: I. Mëmësia: T., lindur me 06.02.1980, i arrestuar në 02.10.2005″. Pasi shpjegohet vrasja e Cukut dhe identifikimi i bashkëpunëtoreve të Jambellit në krimin e kryer, dokumenti pasqyron edhe arsyen e refuzimit të ekstradimit të tij.

REFUZIMI I EKSTRADIMIT

“Po ashtu, është verifikuar plotësisht identiteti dhe shtetësia e të kërkuarit, i cili është ai që kërkohet ekstradimi dhe po ndiqet penalisht me vendimin e huaj të sipërpërmendur, fakt që as ai nuk e konteston. Megjithatë, nuk duket se ekstradimi i tij është kërkuar për krime ushtarake, tatimore apo të shtypit apo se ai është shpallur i pafajshëm apo dënuar në Greqi për veprën në fjalë, apo se është i parashkruar sipas ligjit grek apo shqiptar (parashkruar pas njëzet vjetësh si në ligjin shqiptar, ashtu edhe atë grek – nenet 66 nr. a dhe 111 paragrafi 2 përkatësisht i Kodit Penal Shqiptar dhe Grek).

Më tej, rezultoi se i kërkuari ka nënshtetësi shqiptare, por është homogjen nga Vorio Epiri nga zona e tij e … dhe familja e tij dhe veçanërisht babai dhe xhaxhai i tij, të krishterë, kanë zhvilluar aktivitet të dendur politik duke marrë pjesë në organizatën politike ‘.…..’, e cila mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe veprimi i saj nuk i pëlqen shtetit shqiptar dhe organizatës na conaliste ‘……’, e cila po persekuton homogjenet e saj grekë. Konkretisht, familja e të kërkuarit ka qenë gjithmonë pjesëmarrëse në ngjarjet e komunitetit grek në Shqipëri që kanë pasur gjithmonë një karakter të fortë politik, ata votojnë për kryebashkiakun grek të rajonit.

Në vitin 1997, kur K. M (K. B. në shqip), vajza e themeluesit të organizatës, ishte kandidate për deputete nga minoriteti grek ‘……’, e cili aktualisht është kryetare e Minoriteteve dhe Zëvendësministre – Këshilltare e Kryeministrit të Shqipërisë e mbështeten atë, duke siguruar votat për zgjedhjen e saj. Babai i tij është kërcënuar nga ‘çamët’ për veprimin e tij politik, ndërsa vetë i kërkuari, i cili deklaron origjinën e tij greke dhe voton për partinë e pakicës, ka marrë pjesë shumë herë në mitingjet e saj politike, si në Greqi, ashtu edhe në Shqipëri dhe në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Shqipëri, ai së bashku me N. T., që është Nënkryetar i Bashkimit … të Greqisë, mbrojti kutitë me flamuj dhe shkruan slogane në favor të komunitetit grek.

Në fakt, kur në vitin 2012 u gjet në paraburgim si i dyshuar për vrasjen e dy shtetasve shqiptarë S. M. dhe E. S., akuzë e cila u metodizua nga autoritetet shqiptare dhe përfundimisht u shpall i pafajshëm, ai u godit me thikë në burg nga persona të nxitur nga Policia shqiptare”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë greke, që refuzoi ekstradimin e Bledar Jambellit në Shqipëri./Panorama



8 Comments

    1. Eshte minoritare dhe pse ka ber vrasje nuk ka problem????? Hajde llogjike hajde keta nuk Jane gjykase a po shtet por nazista racist njerze kote si Turqit e Lindoret

  1. Gjykata e nje vendi të BE thotë nuk e ekstradojmë një kriminel se familja e tij voton per partine e minoritetit tonë……wtf… këta paskan ikur për lesh si shtet.

  2. E si mund te kesh fqinjesi te mire me keta plera mavro etopian, kur nxisin ekstremiste kundra shqiperise dhe mbrojne keiminele me preteksin e omgjse. Fali det e toke per varreza ne beji dhe me ligj special per pakica, nderkohe qe jevgjit nuk njohin asnje pakice.

  3. Pse tani e moret vesh se ca robqir shtet jane???? Dhe kur thote Ramazani, mos perhapni panik, se detin aty e keni, futuni lahuni se nuk kane marre Greket asnje milimeter:)).
    Besojini Ramazanit dhe Janullatosit.

  4. Do me thene keta i dhane strehim nje krimineli edhe sepse ai nuk ka kundershtuar fajesine e tij? O burra zbrazi burgjet me “homo-gjene” e dergojani greqise.. Shtet totalisht i mbaruar ne nacionalizem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *