• |
ide | kryesore

Rrëzimi i 30 Qershorit nga Kushtetuesja, Meta do të reagojë nesër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykatën Kushtetuese pak ditë më parë la në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke i shpallur ato legjitime.


“Kushtetuesja” rrëzoi kërkesat që pretendonin jo kushtetutshmëri e zgjedhjeve lokale, ndërsa lidhur me këtë vendim sot ka reaguar edhe Presidenca. Përmes zëdhënësit për shtyp, Presidenca njofton se sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.


Sipas Presidencës në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.

4 Comments

  1. Pse ka hesht Berisha deri më tani, unë e kam thënë shpesh, këta kanë qenë në simbiozë si urthi me plepin, të shtrirë në një krevat dhe i kanë vënë ëtë dy njeri tjetrit dorën në qafë dhe e kanë kruajt atje ku u vjen rehat .

    Basha ka dash ta shesë vendimet e tij sikur i merr ai , Berisha, dhe kështu e ka shit dhe te ndërkombëtarët , që unë nuk çfarë të bëj, pra një lloj flirti me njëri tjetrin edhe kanë mbijetuar 8 vite.

  2. Ka fol o i pa emër.Ka deklaruar që ishte gabim mos marja pjesë në zgjedhje thënë Bashës. Dhe ky ka qënë problemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu